FIKS FARE: Gentjan Bejko dhe Gent Pjetri (doktori) prezantuesit e rinj të Fiks Fare?

Mesa duket prezantimi i Fiks Fare nga dy aktorët e humorit Gent Bejko dhe Elvis Pupa, mbrëmjen e të mërkurës është pëlqyer nga publiku dhe sipas sondazheve ka rezultuar i suksesshëm. Sipas disa burimeve të besueshme brënda Top Channel, konfirmojnë se ndoshta kjo nuk do të jetë hera e fundit që Gent Bejkon do ta shohim si prezantues të këtij programi.

Gjithmone sipas burimit të IMA, dyshja zyrtare që do prezantoje Fiks Fare do të jetë Gent Pjetri dhe Gentian Bejko. Mos valle Filip Cakuli, autori i programit më në fund ka gjetur çiftin ideal për drejtimin e emisionit më të ndjekur investigativ Fiks Fare? Këtë do të mund t’a zbulojmë vetëm në ditët në vazhdim.

Theksojmë që Fiks Fare këto dite ka qenë një ndër emisionet më të ndjekura, kjo falë zbulimit të skandaleve të korrupsionit në gjykata, që stafi i tij ka denoncuar publikisht.

Po ju a do të ishit dakort me perzgjedhjen e prezantuesit të ri Fiks Fare? Jepni mendimin tuaj me një koment më poshtë.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.