“Kënga Magjike” këtë vit fluturon. Kështu shprehet mjeshtri italian i skenës, Gaetano Castelli duke iu referuar skenografisë së festivalit. Por ai është i kursyer në detaje duke dashur të ruajë surprizën, ndonëse bashkë me skuadrën e tij tashmë e kanë finalizuar projektin. Teksa flet për bashkëpunimin 6-vjeçar me festivalin “Kënga Magjike”, mjeshtri Castelli shton: “Gjithnjë e më shumë kemi ardhur duke u rritur, duke parë drejt së ardhmes”. Nisur nga ky pohim, duket se skenografia e këtij viti do të na sjellë vërtet surpriza, ndërsa mjeshtri i RAI-t shton me humor, se kolegët e tij italianë janë “ziliqarë” për këtë bashkëpunim të veçantë.
Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...








