IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Grammys 2021/ Beyonce dhe Taylor Swift bëjnë histori, triumfon edhe Dua Lipa!

by IMA Redaksia
2021/03/15
in Evente
Reading Time: 3 mins read
A A
Grammys 2021/ Beyonce dhe Taylor Swift bëjnë histori, triumfon edhe Dua Lipa!

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e Grammys 2021, me Beyoncé-n që ka qenë protagonistja absolute e mbrëmjes, duke bërë edhe historinë e këtyre çmimeve. Kështu, artistja e famshme ka vendosur një rekord të ri në Grammy Awards, teksa bëhet e para artiste me plot 28 trofe. Diva e muzikës është tani zyrtarisht artistja me më shumë fitore në historinë e çmimeve të rëndësishme, duke kaluar edhe këngëtaren Alison Krauss.

ADVERTISEMENT

Megjithatë Beyonce nuk ka qenë e vetmja fituese nga familja e saj në Grammys 2021, ndërsa e bija e këngëtares Blue Ivy Carter u bë fituesja e dytë më e vogël në historinë e Grammys, për punën në këngën “Brown Skin Girl”. Gjatë fjalimit të artistes, pas triumit rekord-thyes, ajo sigurisht foli edhe për vajzën, duke u shprehur shumë krenare për të:

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar. Si artiste, mendoj se është puna ime dhe e ne të gjithëve që të reflektojmë herë pas here. Kemi kaluar periudhë të vështirë, prandaj unë dua t’ju inkurajoj dhe të festoj sonte për gjithë bukurinë e mbretëreshave dhe mbretërve me ngjyrë, të cilët vazhdojnë të më frymëzojnë mua dhe gjithë botën. E kam nisur punën time që kur kam qenë 9-vjeç, kam punuar gjatë gjithë jetës. E di që vajza ime po më ndjektani, 2 vajzat dhe djali im. Blue, urime! Ajo po ashtu fitoi një Grammy sot. Jam shumë krenare për ju dhe jam e nderuar të jem mamaja juaj.”

Ndërkohë, ishte një mbrëmje shumë e suksesshme edhe për Taylor Swift, e cila gjithashtu bëri historinë në ceremoninë e mbajtur në “Staples Center”, duke u bërë artistja e parë femër që ka fiton 3 herë “Albumin e Vitit”. Ajo triumfoi për punën me albumin “Folklore”. Një gjë e tillë kishte ndodhur më parë vetëm me tre artistë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

Po ashtu edhe Dua Lipa ka arsye të festojë. Këngëtarja shqipare fitoi Gfammy-n për albumin më të mirë Pop, për punën e jashtëzakonshme me “Future Nostalgia”. Ky ishte çmimi i saj i vetëm në edicionin e 63-të të ceremonisë, megjithatë kujtojmë se në në 2018, Dua është shpallur fituese si artistja e re më e mirë dhe për incizimin më të mirë Dance.

“Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ realisht më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra, megjithatë një gjë që e kam kuptuar mirë është se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet të bëja muzikë të trishtë, për ndjenjat, por me këtë album është ndryshe dhe ju jam mirënjohëse pasi lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”,- tha shqiptarja në fjalimin e fitores.

Disa prej fituesëve kryesorë i gjeni më poshtë:

Albumi më i mirë pop – “Future Nostalgia”, Dua Lipa

Incizimi i vitit: “Everything I wanted”, Billie Eilish

Albumi i vitit – “Folklore”, Taylor Swift

Performanca më e mirë R&B – Beyonce “Black Parade”

Kënga më e mirë rap – “Savage” Megan Thee Stallion ft. Beyonce

Kënga e vitit – H.E.R. “I cant breathe”

Albumi më i mirë country – Miranda Lambert “Wildcard”

Kënga më e mirë country – “Crowded Table,” Brandi Carlile, Natalie Hemby & Lori McKenna (The Highwomen)

Performanca më e mirë country duo ose grup – “10,000 Hours,” Dan + Shay & Justin Bieber

Albumi më i mirë rrok – The New Abnormal, The Strokes

ADVERTISEMENT

Kënga më e mirë rrok – “Stay High, Brittany Howard (Brittany Howard)

Performanca më e mirë rrok – “Shameika,” Fiona Apple

Albumi më i mirë rap – King’s Disease, Nas

Performanca më e mirë rap – “Savage,” Megan Thee Stallion feat. Beyoncé

Performanca më e mirë pop duo ose grup – “Rain on Me,” Lady Gaga and Ariana Grande

Albumi më i mirë R&B – Bigger Love, John Legend

Albumi më i mirë R&B progresive – It Is What It Is, Thundercat

Kënga më e mirë R&B – “Better Than I Imagine,” Robert Glasper, Meshell Ndegeocello & Gabriella Wilson (Robert Glasper Feat. H.E.R and Meshell Ndegeocello)

Performanca më e mirë R&B tradicionale – “Anything For You,” Ledisi

Albumi më i mirë alternativ – Fetch the Bolt Cutters, Fiona Apple

Videoklipi më i mirë – “Brown Skin Girl,” Beyoncé

Source: News31
Tags: BeyonceÇmimet GramyDua LipaTaylor Swiftnce
Previous Post

Ndahen çmimet e Grammy Awards 2021, Beyonce bën histori

Next Post

Rikthehen reshjet e borës, nisin problemet në zonat malore

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Rikthehen reshjet e borës, nisin problemet në zonat malore

Rikthehen reshjet e borës, nisin problemet në zonat malore

Sot nis vaksinimi i mësuesëve me AstraZeneca në vend, ndërsa Holanda bëhet shteti i radhës që e pezullon vaksinën!

Sot nis vaksinimi i mësuesëve me AstraZeneca në vend, ndërsa Holanda bëhet shteti i radhës që e pezullon vaksinën!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA