IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Greqia në ‘Oscar’ me dramë shqiptare

by IMA Redaksia
2015/11/24
in Evente
Reading Time: 3 mins read
A A
Greqia në ‘Oscar’ me dramë shqiptare

Rrugëtimi i dy vëllezërve Danny dhe Odysseas, me nënë shqiptare dhe me baba grek, i cili i kishte braktisur që kur ishin dy vjeç

ADVERTISEMENT

 

Në kategorinë e “Filmit më të mirë në gjuhë të huaj” në Ceremoninë e 88-të të Çmimeve Oscar, që do mbahet në muajt e parë të vitit 2016, Greqia konkuron me filmin Xenia (Panos H. Koutras, 2014). I mirëpritur në premierën e tij në Festivalin e Kanës të vitit 2014, ky film u shfaq së fundmi jashtë konkurimi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, që u mbajt në fillim të muajit nëntor në Kinema Millenium.

Sinopsi mbështetet në rrugëtimin e dy vëllezërve Danny dhe Odysseas, me nënë shqiptare e cila ka pak ditë që ka vdekur dhe me baba grek, i cili i kishte braktisur që kur ishin dy vjeç. Danny është një 16 vjeçar gay, me veshje punk, mban me vete një lepur të bardhë, nuk ngopet kurrë me ëmbësira dhe ka idhull këngëtaren italiane Patti Bravo-n. Ndërsa Odysseas është një 18 vjeçar muzikalisht i talentuar dhe ëndërron të fitojë kompeticionin Greek Star, një version fiction i talent show-ve muzikorë të njohur kudo. Rrugëtimi ka për qëllim njohjen me babain e tyre, sigurimin e njohjes së atësisë dhe pjesëmarrjen e Odysseas në konkursin muzikor. Një on the road tipik amerikanesk, por që thyhet me copëza të realizmit magjik, i cili e ruan moshën e vogël të karaktereve pa u “plakur” prej andrallave që përballen.

Koutras është i gjendur ndërmjet dy linjave kryesore në kinemanë e sotme greke; Greek Weird Wave dhe Narrative Cinema. Ky është filmi i katërt për regjisorin rreth 50 vjeçar, i cili ka zënë fill siç e ka quajtur vetë si “mundësia e fundit për të bërë një film për adoleshencën”. Mbi të vishet shqetësimi i tij për gjeneratën e brezit të dytë të emigrantëve që iu është mohuar njohja e kombësisë greke, të cilët janë përafërsisht 200 mijë të rinj. Të dyja këto shtresa të tramës filmike, pasurohen me tematika që janë rrethanorë ku gjendet Greqia sot si për shembull Agimi i Artë, fryma e arratisë që ka përfshirë brezin e ri, apo të tjera.

Personazhi i Danny merr peshën më të madhe në rrjedhën e ngjarjeve dhe me gjasë është më pranë karakterit të regjisorit. Në një moment bisede, Odysseas i tërheq vëmendjen të vëllait që të ishte më i tërhequr në publik duke qenë se “jo vetëm ishte shqiptar, por edhe gay”. I vëllait i përgjigjet me të qeshur “po, mali dhe deti në të njëjtën kohë”. Pikërisht tek Danny gjejmë metaforën e plotë të fjalës me kuptim kundërthënës Xenia, që në greqisht do të thotë edhe i huaj, por edhe miqësi. Ai është emigrant, por me baba grek, homoseksual, por me Agimin e Artë nëpër këmbë, jeton ndërmjet fanepsjeve të kujtimeve dhe të ëndërrimeve.

ADVERTISEMENT

Seksualitetin e protagonistit të tij, regjisori e vë në përdorim së shumti në film, madje që në fillim të tij kur pasqyron një skenë homoseksuale. Mesazhi duket i qartë, ata me stomak të dobët të largohen pa filluar historia. Falë të ashquajturës cinema du corps (kinemaja e trupave), por pa tepri, me anë të ngacmimit të shëmtisë seksuale dhe brutalitetit intim kërkohet të dalin në pah dramat shpirtërore. Drama që në fund ia përmbysin vetë nëntitullin filmit, “një odise e re”. Odiseja mitologjik ia doli të kthehet në shtëpinë ku e prisnin, ndërsa personazhet e filmit në një plan perëndimi dielli shihen të largohen nga mbase shtëpia e tyre, ku ndiheshin të huaj.

Marre nga Anabel

Previous Post

Çmimet Emmy | Lista e Fituesve

Next Post

“Lufta dhe Paqja” e Tolstoi vjen në ekran në mini serialin e ri të BBC

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
“Lufta dhe Paqja” e Tolstoi vjen në ekran në mini serialin e ri të BBC

"Lufta dhe Paqja" e Tolstoi vjen në ekran në mini serialin e ri të BBC

Alba Çobaj pas radios së shpejti edhe në TV

Alba Çobaj pas radios së shpejti edhe në TV

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA