Holanda shpallet fituese e Eurovision 2019 me Duncan Laurence – Arcade

Tashmë Eurovision Song Contest mbërriti në destinacionin final duke shpallur fituesin gjithashtu duke na njohur me vendin mikpritës për vitin e ardhshëm, Holandës e cila do të mirëpresi Festivalin Evropian pas 44 vitesh.

Holanda shënoi 231 pikë nga juria dhe 261 pikë nga televotuesit ndërkombëtare. Pikë të mjaftueshme për të fituar konkursin e këngës në Eurovision me 27 pikë. Italia përfundoi e dyta me 465 dhe Rusia e treta me 369 pikë.

‘Arcade’ është shkruar nga Duncan Laurence, Joel Sjöö dhe Wouter Hardy, dhe kompozuar nga Duncan Laurence, Joel Sjöö dhe Wouter Hardy.

Shqipëria me “Ktheju Tokës” nga Jonida Maliqi u rradhit në vendin e 18 me 90 pikë ndërsa vendi që mori më pak pikë, përkatësisht 16 ishte Britania.

Mes një mbrëmje fantastike me të ftuar speciale këngëtaren ndërkombëtare Maddona si dhe artistë pjesëmarrës në vite, Eurovision 2019 që u organizua në Tel-Aviv të Izraelit mori një audiencë prej afro 200 milionë shikuesish në mbarë botën./IMA/

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.