I nxori foton dhe e bëri ‘shembull’ për të gjithë / Deputeti shpërthen ndaj mjekut epidemiolog Taulant Muka: Po ik o pa**…

Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi shpesh herë është në vëmendjen e mediave për veprimet apo deklaratat e tij.

Në seancën ku u votuan aktet normative të qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi deputeti u shfaq me doreza duke prekur gojën.

Mjeku epidemiolog Taulant Muka këtë imazh të deputetit Gjuzi, e ka postuar në profilin e tij në Facebook dhe ka dhënë mesazhin se dorezat në këtë rast nuk hyjnë në punë për të mbrojtur nga virusi, se duhet shmangur prekja e gojës dhe hundës.

“Nuk e njoh kete deputet, por duhet ta dije se me doreza ose pa doreza, prekja e fytyres mund te rrise rrezikun per infektim! Pra doreza nuk te krijon “imunitet”!”

Menjëherë ka reaguar deputeti Gjuzi i cili në profilin e Instagramit që mban emrin e tij, i ka kthyer përgjigje me fjalë ofenduese mjekut, duke e etiketuar mjekun me emër e mbiemër, që përgjigjen ai ta marrë përmes këtij postimi.

“Po ik o p**…. ku me rruhet mu per virus @taulant_muka.”, shkruan deputeti Gjuzi.