Ilva Tare gati për Euronews Albania!

Lajmi se një tjetër emër televizioni ndërkombëtar do të hap degën e tij në Shqipëri është përfolur shumë së fundmi në mediat online.

Pas A2 News, partner zyrtar i CNN në Shqipëri, televizioni tjetër që flitet së do të nis transmetimet së shpejti është Euronews Albania, degë e Euronews kanalit pan-europian që transmeton në 155 vende në të gjithë botën.

Kanali i cili, githmonë sipas burimeve të pakonfirmuara, është duke ngritur strukturën e tij dhe stafin drejtues do të ketë në radhët e tij Ilva Taren dhe Andi Bejten, i cili do të luajë rolin e drejtorit editorial shqiptar.

Pikërisht gazetarja e njohur dhe ish drejtuesja e “Tonight…” ka konfirmuar orët e fundit largimin e saj nga Ora News. Faqja zyrtare e saj në Facebook ka ndryshuar emrin nga Tonght Ilva Tare ne Ilva Tare.

Perpos thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit, IMA ka kontaktuar kanalin Euronews në Lion për një konfirmim zyrtar por ende nuk kemi një ragim.

Në pritje ju ftojmë të qendroni me ne për të rejat më të fundit nga bota e televizionit!

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.