Pothuajse të gjithë e pamë ‘incidentin’ që ndodhi mbrëmjen e së Hënës në Dance With Me në Tv Klan ku një nga anëtarët e jurisë, artisti Robert Aliaj, papritur shpërtheu në një sërë akuzash për spektaklin e kërcimit pas mbarimit të performancës së Marielës dhe Sejfulla Myftarit i njohur gjerësishr nga publiku si “Cekja i Beratit”.
Sipas Roberit, spektakli ishte bërë një skenë estrade pasi në të bëheshin veprime qesharake duke humbur vlerat e formatit origjinal. Dhe në fakt Roberti ka patur vërtetë të drejtë për “humorin” e spektaklit pasi mesa duket, shpërthimi i tij, ka qënë vetëm një numër i prodhuar në skenar.
Robert Aliaj braktis Live spektaklin “Dance With Me” | VIDEO
Në një intervistë të dhënë për BalkanWeb, “Cekja” ka pohuar se kjo gjë ishte e paralajmëruar më parë nga Roberti dhe për këtë debat ishte rënë dakort në prapaskenë. Por faktet që të shtyjnë të besosh se gjithçka ndodhi mbrëmjen e së Hënës, ishte një gjë e trilluar ishin edhe kamerat dhe lëvizjet që bëri Roberti, i cili u drejtua në një dhomë, ku artisti ndiqej nga regjia në çdo lëvizje që të çonte drejt rrugës, ku rastësisht edhe në dhomë ndodhej një kamera statike e cila ishte fokusuar në vendin ku Aliaj qëndroj “për të parë spektaklin si teleshikues dhe jo si pjesë e jurisë së tij. Ndoshta ky show për të prodhuar sa më shumë bujë për spektaklin nëpër media, po humb edhe preferencën e publikut duke ia hequr vlerat atij, e nëse banaliteti ishte i trilluar duket se organizatorët me këtë performancë ranë në grackën që ata vetë kishin ngritur.









