IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

INSH: Diskreditimi i gazetarëve nga kryeministri çështje serioze

nga IMA Redaksia
2023/02/18
në Shtypi
Koha e Leximit: 6 mins read
A A
INSH Diskreditimi i gazetarëve nga kryeministri çështje serioze
Share on FacebookShare on Twitter

Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon të mbetet sfida madhore për mediat në Shqipëri, thotë Jamie Wiseman, nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI. Sipas tij, shqetësues ishte numri i rasteve të dhunës policore ndaj punonjësve të medias, të cilat përbëjnë 7 nga 17 rastet e regjistruara (41%), që u regjistruan.

REKLAMA

Wiseman thekson se teksa këto raste të papranueshme janë më seriozet dhe kanë më shumë ndikim tek media, edhe përpjekjet e bëra nga figura të një profili të lartë politik, përfshirë kryeministrin shqiptar, për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë, janë gjithashtu çështje shumë serioze dhe të dyja duhet të marrin fund, së bashku me dërgimin e gazetarëve në “riedukim” dhe ndalimin e tyre për të marrë pjesë në konferenca shtypi.

DW: Cilat ishin sulmet apo kërcënimet më të rënda që u regjistruan gjatë vitit 2022 në Shqipëri?
Jamie Wiseman: Në përgjithësi, ne konstatuam se dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve përbëjnë kërcënimet më të rënda ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë vitit të shkuar. Veçanërisht shqetësues ishte numri i rasteve të dhunës policore ndaj punonjësve të medias, të cilat përbëjnë 7 nga 17 rastet e regjistruara (41%), që u regjistruan në platformën tonë monitoruese. Në mënyrë tronditëse, mësuam se në 41.2% të rasteve të dokumentuara të dhunës autori ishte vetë policia shqiptare. Por vlen të theksojmë se ndërsa këto raste individuale janë serioze dhe duhen trajtuar, në përgjithësi niveli i dhunës dhe armiqësisë ndaj gazetarëve në Shqipëri, qoftë ajo nga shteti apo aktorë privatë, është relativisht më e ulët se në shumë vende të tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë, rezulton se gjatë vitit të shkuar policia e ka përmirësuar reagimin e saj në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore në rastet ku përfshihen oficerë policorë, dhe ky përmirësim është shumë i mirëpritur.

DW: Në krahasim me vitet e shkuara situatën mediatike në Shqipëri do ta konsideronit të përmirësuar apo të përkeqësuar?
Jamie Wiseman: Raporti i monitorimit të MFRR është vetëm një pjesëz e panoramës së plotë për sa i përket vlerësimit të nivelit të përgjithshëm të lirisë së mediave në një vend, pasi merret vetëm me shkelje individuale dhe jo me çështje sistematike siç janë pronësia e mediave dhe pluralizmi i mediave.
Ne vlerësojmë se nuk është bërë përparim i rëndësishëm në gazetarinë shqiptare gjatë vitit të fundit, në lidhje me përmirësimin e mjedisit për gazetari të pavarur pluralizmit mediatik në Shqipëri. Pra, niveli i lirisë së medias në Shqipëri as nuk është u dobësua dhe as nuk u përmirësua në mënyrë domethënëse vitin që lamë pas. Nga njëra anë, e ashtuquajtura paketa anti-shpifje doli jashtë loje por nga ana tjetër mbeten shqetësime madhore sulmet që vijojnë ndaj gazetarëve, retorika diskretituese nga politikanëtdhe kufizimi i hapësirës për marrjen e informacionit.

DW: Çfarë mund të konsiderohet si rrezik më i madh për gazetarët në Shqipëri? Dhuna policore apo retorika politike?
Jamie Wiseman: Veprimet arbitrare dhe të rënda të oficerëve të policisë paraqesin një kërcënim të madh për lirinë e shtypit. Raporti ynë dokumentoi raste të shumta shqetësuese në të cilat policia sulmoi fizikisht gazetarët që mbulonin protestat, madje një punonjës mediatik përfundoi në spital. Edhe shtrimin në spital të një punëtori të mediave. Teksa këto raste të papranueshme janë më seriozet dhe kanë më shumë ndikim tek media, edhe përpjekjet e bëra nga figura të një profili të lartë politik, përfshirë kryeministrin shqiptar, për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë, janë gjithashtu çështje shumë serioze dhe të dyja duhet të marrin fund, së bashku me dërgimin e gazetarëve në “riedukim” dhe ndalimin e tyre për të marrë pjesë në konferenca shtypi. Pasojat profesionale për gazetarët Klevin Muka dhe Ambrozia Meta, kanë qenë serioze.

DW: A keni gjurmuar sulme nga individë apo organizata kriminale kundrejt gazetarëve në Shqipëri?
Jamie Wiseman: Monitorimi i këtyre kërcënimeve është pjesë e monitorimit tonë, por për 2022-shin nuk u regjistruan raste të tilla. Sidoqoftë, kjo mund të ketë ndodhur edhe për faktin se sulmet nga organizatat kriminale bëhen në mënyrë anonime dhe është e vështirë që të kategorizohen e lidhen me kërcënimet ndaj medias.

DW: MFRR merret, përveç gjurmimit të rasteve, edhe me monitorimin dhe reagimin ndaj këtyre sulmeve. Çfarë keni bërë ju në këtë drejtim?

Jamie Wiseman: Pjesë e punës sonë është monitorimi dhe dokumentimi i të gjitha shkeljeve që lidhen me lirinë e shtypit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duke bashkëpunuar me organizata të besuara vendase. Sidoqoftë, ky është vetëm hapi i parë, dhe shpesh ndiqet me advokim të drejtpërdrejtë në emër të gazetarëve të sulmuar, përfshirë shkresat drejtuar organeve gjyqësore ose politike për të nxitur një hetim të plotë dhe drejtësi që reagon shpejt. Konsorciumi ynë ofroi gjithashtu mbështetje ligjore për gazetarët në Shqipëri në vitin 2022, të cilët po përballen me padi për raportimin në funksion të interesit publik. Ne gjithashtu veprojmë si një urë lidhëse midis organizatave lokale dhe institucioneve europiane. Shumë prej organizatave tona morën pjesë në misionin për lirinë e medias në nëntor 2022 në Shqipëri, si pjesë e platformës së Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve, dhe aty u takuam personalisht me shumë gazetarë dhe advokuam për lirinë e medias me zyrtarë të qeverisë dhe përfshimë në platformën MapMF shumë raste që dokumentuam.

DW: A keni marrë ankesa nga gazetarët shqiptarë dhe cilat janë problemet me të cilat ata ndeshen më shpesh?
Jamie Wiseman: Shumë nga shqetësimet e ngritura në platformën tonë janë regjistruar fillimisht nga vetë ankesat e gazetarëve. Çdo profesionist i medias i cili ndihet i sulmuar apo kërcënuar mund të dorëzojë ankesën në platformën tonë ReportIt link, dhe më pas organizatat eksperte verifikojnë informacionin dhe kontaktojnë gazetarët denoncues para se rasti i tyre të përfshihet në platformën MapMF. Ky mjet teknologjik ka qenë jetik për mbledhjen e të dhënave nga shumë shtete, përfshirë Shqipërinë, dhe ne inkurajojmë gazetarët dhe mediat e tyre për të përdorur këtë burim për raportimin e ankesave apo kërcënimeve që ata marrin për shkak të detyrës.

REKLAMA

DW: Si mund ta përshkruani situatën e lirisë së media në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera kandidate apo anëtare në Bashkimin Europian?
Jamie Wiseman: Panorama për lirinë e shtypit dhe medias në Shqipëri mbetet sfiduese. Klima për një shtyp të lirë dhe të pavarur nuk shënoi përmirësime në vitin 2022. Po e ripërsëris: çështje serioze mbeten sulmet ndaj gazetarëve, retorika diskretituese e politikanëve, paditë shqetësuese dhe kufizimi i hapësirës për marrje informacioni. Një çështje që nuk është adresuar në këtë raport, por që çon në vetë-censurën e vazhdueshme brenda komunitetit gazetaresk dhe që kufizon cilësinë e raportimit investigativ, është kapja e hallkave të rëndësishme mediatike nga interesat e biznesit. Këta pronarë, shumë prej të cilëve zotërojnë biznese që kryqëzohen me industritë e rregulluara nga shteti dhe që përftojnë tendera publikë, e përdorin sistematikisht median e tyre për t’i shërbyer biznesit të tyre ose agjendave politike, dhe jo interesit publik. Kjo minon pluralizmin e mediave, dëmton integritetin e mediave dhe dëmton ekosistemin e përgjithshëm të mediave. Kjo është një çështje që ekziston në shumë vende kandidate, dhe në të vërtetë edhe në shtetet anëtare të BE -së, por ajo mbetet veçanërisht akute në Shqipëri. Nëse flasim për zhvillime pozitive, ka shumë media të pavarura dhe të jashtëzakonshme, që mbajnë gjallë interesin publik me anë të një gazetarie për qytetarët dhe demokracinë. Këto media kanë nevojë për sa më shumë mbështetje, në mënyrë që të jenë të lira nga ndikimi politik, ekonomik dhe presionet rregullatore./DW/

* Jamie Wiseman është Oficer Avdokues për Europën pranë Institutit Ndërkombëtar të Shtypit – IPI

Media Freedom Rapid Response (MFRR) gjurmon, monitoron dhe reagon ndaj sulmeve ndaj shtypit dhe lirisë së medias në vendet anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate. Ajo është një aleancë e European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), Free Press Unlimited (FPU), International Press Institute (IPI) dhe CCI/Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBC Transeuropa).

Burimi: info24.al
Tags: çështjediskreditimigazetarëveinsh:kryeministringaseriozeshtypi
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Media greke analizon Big Brother Vip Albania: “Nuk ndodh askund tjetër kjo gjë…”

Postimi Tjetër

Efi mund t’i zërë vendin “Përputhen”, reagon për herë të parë Bora Zemani

TË NGJASHME

bild
Shtypi

Shkarkohet drejtori i BILD, akuzohet për ngacmim seksual ndaj punonjësve!

Drejtori i tabloidit gjerman BILD, Julian Reichelt, 41 vjeç, është shkarkuar nga posti i tij pasi akuzohet se ka përdorur...

nga IMA Redaksia
Tet 19, 2021
Shtypi

Bora Zemani i jep dritën jeshile Semit dhe Donaldit!

Shumë ditë tashmë që vëmendjen e mediave e ka rrëmbyer treshja Semi-Donaldi-Bora. Kjo gjë nga ndodhur me hyrjen e Semi...

nga IMA Redaksia
Tet 17, 2021
edi rama qeveria rama 3
Shtypi

“Shqipëri, lind qeveria me më shumë gra në botë”- Prestigjiozet italiane i dedikojnë artikuj kabinetit “Rama 3”

Më 2 shtator kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar që shkaktoi menjëherë një impakt shumë pozitiv....

nga IMA Redaksia
Sht 7, 2021
Shtypi

Si po përhapet dezinformimi mbi Covid-19 në 25 gjuhë të ndryshme

Thashethemet, stigma dhe teoritë e konspiracionit të Covid-19 kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshme në të paktën 87 vende...

nga IMA Redaksia
Gus 12, 2020
Shtypi

Të falimentosh pas 34 vjetësh! Ky është fundi i revistës së njohur muzikore Q

Pandemia e Covid-19 ka futur në krizë edhe shtypin e shkruar. Revista muzikore Q në Britaninë e Madhe do të...

nga IMA Redaksia
Kor 22, 2020
Shtypi

Gazetari Berat Buzhala del pozitiv me koronavirus

Gazetari i Express, Berat Buzhala, është infektuar nga koronavirusi. Buzhala thotë në një postim në rrjetet sociale se ka pak...

nga IMA Redaksia
Qer 25, 2020
Postimi Tjetër
Përputhen

Efi mund t’i zërë vendin “Përputhen”, reagon për herë të parë Bora Zemani

Bledi Mane i kthehet keq Oltës: Ti je një aktore diletante...

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

“E dashuruar me dike në shtëpinë e BBVIP”- Keisi zbulon “sekretin” e saj, si reagoi Lorenci?

nga IMA Redaksia
Mar 29, 2023
0

Pak ditë më parë banorët në shtëpinë e "BBVIP" u bënë pjesë e lojës së sekreteve, teksa në mënyrë anonime...

Lexo Më Shumë
Televizion

Lëvizjet e fundit të Kiara Titos në Instagram dhe “çfarë do të thotë autori” me to?

nga IMA Redaksia
Mar 29, 2023
0

Kiara Tito ka qenë mjaft aktive sot në Instagram, për herë të parë që pas daljes së saj nga "BBVIP",...

Lexo Më Shumë
Orgesa Zaimi Nostalgjia
Muzikë

Videoklipi i ri i këngës “Nostalgjia” nga Orgesa Zaimi – një kujtim i veçantë për Gejda Kuqin dhe një nderim për jetën

nga IMA Redaksia
Mar 29, 2023
0

Orgesa Zaimi është rikthyer me një videoklip të ri i cili risjellë këngën hit, "Nostalgjia". Sot mbrëma në ora 19:00,...

Lexo Më Shumë
Televizion

Gjendet prova e parë që mund të zbardhë sulmin terrorist ndaj Top Channel

nga IMA Redaksia
Mar 29, 2023
0

Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur pranë makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist