Intervista|Rrëfehet spikerja e Zjarrit: Ja arsyeja pse u largova

Enki Bracaj, 21-vjeçarja që guxoi të jepte lajme me gjoks gjysmë të zbuluar në televizionin më të ri “Zjarr Tv”, vetëm pas tre muajsh prezencë në ekran, është shndërruar në fenomen të mediave të huaja.

Dhe pikërisht në këtë moment ajo ka vendosur të largohet nga puna si spikere e lajmeve në televizionin “Zjarr TV”, për shkak të pagës së ulët mujore, vetëm 25 mijë lekë. E cilësuar si vajza që arriti të bëjë realitet profesionin e saj të ëndrrave, duke ekspozuar gjoksin në publik, për Enkin është botuar një profil i zgjeruar në tabloidin e famshëm “Daily Mail”.

Studentja për Marrëdhënie Komunikimi me Publikun në një universitet në Tiranë në një ntervistë për “Panorama”, ajo lë të kuptohet se jeta e saj tashmë ka ndryshuar. Ajo deklaron se pas shkrimit për të në “Daily Mail” dhe gazetën serbe “Blic”, ka marrë oferta për të qenë modele në faqet e “Playboy”.

Marrë nga Panorama

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.