Kënga fituese në Eurovizion ishte kënga “Toy” e Izraelit, e kënduar nga këngëtarja Netta. Siç është traditë, festivali mbahet në vendin e këngës fituese dhe pritej që vitin e ardhshëm të mbahej në Izrael. Por gjërat mund të ndryshojnë për shkak të akuzave se kënga është e vjedhur.
Kompania amerikane “Universal Music Studios” iu ka dërguar një letër kompozitorëve të këngës “Toy” duke i akuzuar se kjo këngë është një kopje e këngës “Seven Nation Army”, e kënduar nga The White Stripe, në vitin 2003. Njëri prej kompozitorëve të këngës, Medalie, është shprehur i befasuar nga letra dhe ka udhëtuar në SHBA për të zgjidhur çështjen.
Nëse akuzat rezultojnë të vërteta, Izraeli mund ta humbasë fitoren dhe si pasojë festivali nuk do të zhvillohet aty vitin e ardhshëm.