Ne kuader te Klubit te Filmit KinoTirana mbeshtetur nga Bashkia Tirane dhe mundesuar nga Ambasada Amerikane do te shfaqet ‘To kill a Mockingbird’. To kill a Mockingbird tregon historinë e Atticus Finch, një baba i ve dhe një avokat i respektuar i cili i del në mbrojtje një njeriu me ngjyrë kundër një akuze për ta dënuar për përdhunim dhe fëmijëve të tij kundër paragjykimeve.
To Kill a Mockingbird ështe një dramë Amerikane e 1962, Scout Finch (Mary Badham) 6 vjeç dhe vëllai i saj më i madh Xhem , jetojnë në Sleepcomb, Ala ku shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës me shokun e tyre Dill duke spiunuar fqinjen e tyre të fshehtë dhe misterioze. Kur Atticus (Gregory Peck), babai i tyre i ve dhe një avokat i respektuar, mbron një njeri me ngjyrë kundër akuzave të përdhunimit. Gjykimi dhe ngjarjet tangente i ekspozojnë fëmijët në të keqen e racizmit dhe stereotipeve.
Ashtu si gjithmonë dhe falas, KinoKlub ju pret të Enjten ora 19.00 në klubin e vetëm të filmit në Tiranë!








