IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ja sesi pritet “të votohen” artistët në Eurovision Song Contest 2015

by Niko Lako
2015/05/22
in Evente
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja sesi pritet “të votohen” artistët në Eurovision Song Contest 2015

Jemi vetëm një ditë përpara finales së madhe të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision 2015”, ku Shqipëria siguroi kualifikimin mes më të mirëve të këtij viti falë performancës së shkëlqyer të këngëtares shkodrane Elhaida Dani, me këngën “I’m Alive”.

ADVERTISEMENT
11351296_10153322343628151_8145210795937172887_n
Elhaida Dani, gjate provave te sotme.

Por, ajo që na bën kuriozë më së shumti të gjithëve, është se cili do të mund të fitojë trofeun dhe se, a është në gjendje Shqipëria të marrë votat e nevojshme dhe të mjaftueshme për të korrur suksesin e ëndërruar? Një ndihmë e vogël na vjen përmes “kërkimeve” të shtetasve të ndryshëm nëpër Europë, në motorin e kërkimit “Google”.

Shumëkush që është interesuar për “Eurovision”-in ka bërë kërkime në “Google” dhe gjurmët e lëna prej tyre tregojnë se, Polina Gagarina e Rusisë, me shumë mundësi pritet të jetë pretendente deri në votën e fundit, falë përkrahjes tradicionale nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

ADVERTISEMENT

Me interes të madh, ndoshta edhe e papritur, po ndiqet edhe pjesëmarrja e parë e Australisë në “Eurovision”, e cila ka tërhequr mbështetjen e bllokut të vendeve nordike. E megjithatë, ajo që na intereson më shumë neve është Elhaida Dani dhe Shqipëria, teksa këtë të premte, gjatë provave gjenerale është zbuluar edhe veshja e re e shkodranes për natën finale. Ja disa statistika:

954814_10153322343638151_228384528550502805_n
Elhaida Dani, gjate provave te sotme.

Në Shqipëri – Elhaida kërkohet më së shumti dhe kjo nuk përbën aspak surprizë. Por, ajo që bie në sy është se Australia ka marrë aq shumë kërkime, saqë renditet e dyta mes shqiptarëve. E njëjta situatë raportohet edhe nga Kosova.

Në Itali – Sigurisht kërkimet më të shumta i ka marrë kënga italiane “Il Volo”, e menjëherë pas saj shkodranja me “I’m Alive”, kjo falë edhe popullaritetit tepër të madh, që Elhaida ka fituar në vendin fqinj, që pas fitores së “The Voice of Italy”.

Në Greqi – Helenët nuk mund të mos kërkonin më së shumti qiprioten Maria Elena Kyriakou, e cila përfaqëson Athinën në “Eurovision”, e pas saj renditet Rusia, ndoshta edhe për shkak të “lidhjes ortodokse” që kanë dy vendet respektive.

Në Maqedoni – Elhaida triumfon ndër kërkimet në “Google”, sigurisht edhe për shkak të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë faktor shtetformues në vendin tonë fqinj. Por, shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë duket se preferojnë ende këngët serbe, pasi në vend të dytë është pikërisht Serbia.

Në Serbi – Nuk po zgjatemi shumë, sepse vendi i parë dihet si kudo thuajse. Por çudi bën vendi i dytë, pasi shtetasit serbë duket se janë tërhequr më shumë nga kënga përfaqësuese e Gjeorgjisë, sesa nga ajo e Rusisë.

Në Mal të Zi – Edhe pse kemi një komunitet jo të vogël shqiptarësh në vendin fqinj, mbizotërojnë më shumë kërkimet preferenciale për Serbinë dhe Rusinë, respektivisht e para dhe e dyta, ashtu sikurse dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Për të kaluar më tej në rajon – Bullgaria favorizon Rusinë dhe Italinë, Rumania ka më shumë preferenca për këngën e saj dhe më pas për Rusinë, ndërsa në Kroaci ka më shumë kërkime për këngën serbe dhe më pas për atë italiane.

Në një aspekt më të gjerë sesa rajoni, thjesht mund të themi se kërkimet në “Google” i japin “fitoren” Spanjës, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Australia, e me radhë: Italia, Franca, Belgjika, Rusia.

/ Top Channel

 

Tags: Elhaida DaniEurovision Song Contest 2015
Previous Post

Top Fest 12, fillon prezantimi i kandidaturave! Ja cilët janë pretendentët për çmimin “Most Social Artist”

Next Post

Një guidë 20-vjeçare për “votat politike” të “Eurovision”-it

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Një guidë 20-vjeçare për “votat politike” të “Eurovision”-it

Një guidë 20-vjeçare për “votat politike” të “Eurovision”-it

EKSKLUZIVE | Elhaida Dani, performanca për jurinë para finales së Eurovision Song Contest

EKSKLUZIVE | Elhaida Dani, performanca për jurinë para finales së Eurovision Song Contest

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA