Junior Eurovision Song Contest 2015 | Finalja e 21 Nëntorit në RTSH në komentin e Andri Xhahu

Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e Festivalit Europian për fëmije Junior Eurovision Song Contest 2015. Edicioni i 13-të mbahet këtë vit në Sofje të Bulgarisë në “Arena Armeec” në 21 nëntor. Ashtu sikurse ju kemi informuar, Shqipëria do të jetë pjesë e Junior ESC me këngëtaren Mishela Rapo dhe këngën e saj “Dambaje”. Nga komentet e para kënga e Mishelës është pritur pozitivisht, duke nxjerrë në pahë edhe aftësitë vokale të këngëtares, ndërsa ka patur vërejtje përsa i përket mungesës së performancës dhe efekteve skenik. Megjitahtë kjo mbetet një festë ku protagonistë janë fëmijët dhe muzika prandaj ne i urojmë shumë suksese Mishelës.

mishela rapo dambaje

Më shumëJunior Eurovision Song Contest 2015, Mishela Rapo përfaqëson Shqipërinë me “Dambaje”…

Nata finale do të transmetohet direkt në RTSH, në komentin e moderatorit të mirënjohur të Radio Tirana Andri Xhahu, i cili i rikthehet eventit muzikor për të përcjellë në shqip këtë herë atmosferën e Junior Eurovision Song Contest 2015. Dhe pas kësaj shumë do të pyesnin çfarë do të ketë veshur këtë herë Andri? Për të zbuluar këtë dhe më shumë duhet të ndiqni natën finale, të shtunën ora 19.30 në RTSH!

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.