Biografi Robert Lacey zbuloi se, në fillim të marrëdhënies së saj me William, Dukesha e Kembrixhit mori një sugjerim nga gruaja e Princit Charles: “Sekreti i ruajtjes së marrëdhënies? Jini gati të ndryshoni programet tuaja ”
Ishte fundi i vitit 2001 kur Princi William dhe Kate Middleton, në atë kohë 20 vjec, u takuan për herë të parë në bankat e universitetit, St. Andrews. Atje, në institutin Skocez, lindi një dashuri që për vitet e para arriti të qëndronte jashtë vëmendjes falë një marrëveshje konfidencialiteti të nënshkruar me shkollën, por më pas kur të dy u diplomuan u bë njohur për publikun.
Kate sapo mori unazën e fejesës duke u bëre tashmë pjesë e familjes mbretërore, mer një telefonatë nga Camilla e cila i sugjeroi disa hile sesi mund ti qëndrosh pranë një mbreti të ardhëshëm.
“Në thelb, Kate duhet të kishte ndryshonte oraret e saj dhe praktikisht tërë jetën e saj – duke ndjekur planet e burrit të saj.” Sidoqoftë, siç kujton vetë Lacey, përshtatja me planet e William u bë menjëherë e pamundur pasi ai shkoi në Sandhurst për t’u bashkuar me Akademinë Mbretërore Ushtarake sapo mbaroi universitetin. “Kështu që Kate filloi një karrierë të pavarur nga burri i saj i ardhshëm”.
Ajo pastaj filloi të punojë me kohë të pjesshme në departamentin e aksesorëve të një marke të njohur angleze duke shfrytëzuar pasionin e saj për modën, dhe më pas u zhvendos për t’u kujdesur për biznesin e familjes. Edhe pse Kate ka qenë gjithmonë e bindur se donte të martohej me William, ajo vashdoi të plotësonte qëllimet e saj personale. Kjo ka ndihmuar për të përmirësuar imazhin e saj publik dhe gjithashtu e ka mbrojtur atë nga çdo ndryshim i programit.








