Nuk është një e huaj, as dy bukuroshe të përzgjedhura në rrugë apo në hollet e televizioneve, por janë 5 djem e vajza që do të shoqërojnë në skenë Ardit Gjebrenë në netët gjysëm finale dhe finale të “Kënga Magjike 2014”.
Albi, Marsela, Mateo, Nevina, Rudi, të gjithë pjesë e ekranit të Mad TV, përbëjnë grupin më të madh të shoqëruesve ndonjëherë në një festival. Themeluesja e “Anabel” dhe skenariste për herë të dytë e “Kënga Magjike”, Dalina Buzi, shpjegon se koncepti edhe këtë vit, i shmanget prezantimit klasik.
” Vjet i mëshuam shumë humorit në skenar dhe këtë vit do të vazhdojmë ta bëjmë, por ndryshe nga Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri, 5 djemtë dhe vajzat e MAD-it, nuk janë aktorë që do t’i bazohen me përpikmëri një teksti. Ata do të sjellin lirshmërinë dhe energjinë e tyre rinore, që i ka bërë aq të dashur në ekranin e Mad TV.”
Krahas risisë në prezantim, e paralajmëruar nga producenti Gjebrea muaj më parë, “Kënga Magjike” këtë vit do të organizohet nën një skenografi edhe më madhështore se skenografia e suksesshme e vitit të kaluar. Autor do të jetë sërish, italiani i famshëm i Sanremos, Gaettano Castelli.
Gjatë tre netëve pritet që të ketë edhe “çudira” të tjera teknologjike dhe artistike, por që stafi i festivalit ka zgjedhur të mos i bëj publike deri në momentin e spektaklit.
“Kënga Magjike 2014” do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datat 11,12 dhe 13 Dhjetor. Në netët gjysmë-finale do të garojnë 45 këngëtare, mes të cilëve emra të famshëm si Aurela Gaçe, Rovena Dilo, Çiljeta, Anjeza Shahini, Vedat Ademi, Rosela GJylbegu, Kejsi Tola, Renis Gjoka, Kastro Zizo, Orinda Huta, Rezarta Shkurta, Big Mama, Kledi Bahiti, Elgit Doda etj.
Marre nga Anabel









mire qe nuk moren edhe kopeshtin….. 🙁 kot fare