Klesta Qehaja, këngëtarja nga Prishtina, me këngën “Besoj” është fituese e edicionit të 52-të të Festivalit për Fëmijë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2016 në Veleta të Maltës.
Mbrëmja finale e Festivalit për Fëmijë e transmetuar në RTSH solli në skenë 14 performanca nga artistët e vegjël që konkuronin këtë vit për çmimin e madh.
1.Klea Mema “Dua të jem e lirë”
(Mariza Ikonomi, Ledia Ikonomi)
2.Rajan Kukaleshi “Vetëm nuk je”
(Alfred Kaçinari, Ana Kaçinari)
3.Jasmina Heko “Si fluturim”
(Diana Ziu, Moza Bici)
4.Michele Prodani “Prindër”
(Voltan Prodani, Arjana Dashi)
5.Zhaklina Veizaj “Botë mirësie kërkoj”
(Liman Maloku, Viola Veizaj)
6.Endi Muca “Dua të jem”
(Enis Mullaj, Sokol Marsi)
7.Klesta Qehaja “Besoj”
(Adi Hila, Pandi Laço)
8.Eda Muca “Lulja që më dhurove”
(Ergys Pirani)
9.Marko Strazimiri “Music makes my day”
(Olta Boka,M.Strazimiri, Rovena Rozhani)
10.Dario “We need love”
(Adrian Hila Rovena Rozhani)
11.Vivan Biagioti & Xhametino Bollati “Ne mesh yjesh”
(Sokol Marsi, Jorgo Papingji)
12.Jasmina Dervishi “Portat e gezimit”
(Genti Rreza)
13.Xhesika Pengili “Largoje trishtimin”
(Metila Detvishi)
14.Dea Cobo “Mire se erdhe flutur”
(Saimir Cili, Egzona Ademi)
E ftuara speciale e natës finale ishte përfaqësuesja e Shqipërisë JESC, Mishela Rapo dhe fituesja e edicionit të fundit të JESC Destiny Chukunyere, të cilat kënduan këngët e tyre.