Korçë, nis java e kinematografisë greke

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Filmi “Çmimi i dashurise “ ka çelur javën e kinematografisë greke. Sipas konsullit grek ne Korçe Georgios Alamanos, qellimi i ketij aktiviteti eshte percjellja e kultures greke dhe pefshirja e saj ne kulturen e qytetit te Korces. “Aktivitetin e quajtem “ Java e kinematografise greke”. E zhvillon konsullta greke ne Korçe.

Jane 3 filma qe do shfaqen e permes tyre synojme te hyjme ne jeten kulturore te qytetit. Korça eshte nje qytet me identitet te theksuar kulturor dhe me njerez qe kane te kultivuar ndjenjen e se bukures, ndaj dhe filmat qe do paraqesim I kemi perzgjedhur me mjaft kujdes” thotë zoti Alamanos.

Filmi “ Çmimi i dashurise “ eshte nje histori dashurie, tradhetie dhe ndergjegjesimi i mbeshtetur ne romanin e Kostandin Theothokut “ Nderi dhe paraja”. Filmi sjell portretin e nje bote ne evolucion te vazhdueshem shoqeror dhe ekonomik.Interesi I publikut per kete film ishte i larte, duke mbushur plot sallen e kinemase. Mbremjen e se enjtes dhe me 7 tetor do te shfaqen falas filmat : “ Dinakeri dhe kamuflazh” dhe “Kuzhina e Kostandinopojes” ne oret 18.00 e 20.00.

 

BurimiRTSH
Artikulli paraprakRTSH premton spektakël dhe drithërima sportive
Artikulli tjetër“Brusko” shija e re që ka gjasa t’i dehë shqiptarët