Pas shumë pritjesh më në fund ka dalë në rrjet edhe traileri i parë i filmit të shumëpritur ‘Life Of The Party’ duke venë në “qendër të vëmëndjes” Melissa McCarthy si një mama të alkolizuar dhe rrebele.
‘Life Of The Party’, i cili do të shfaqi premierën e tij të parë më 11 Maj drejtohet nga bashkëshorti i McCarthy, Ben Falcone.
Filmi flet për Deanna (McCarthy) e cila po kërkon një diçka të re në jetë, duke vendosur të rikthehet në studimet universitare së bashku me të bijën e cila në fakt, nuk është aspak dakort me vendimin e të ëmës. Por sidoqoftë, Deanna-Dee Rock është e vendosur dhe arrin synimin e saj, duke u rinuar sërish dhe duke e gjetur veten mes argëtimit dhe lirisë, gjithashtu… duke e gjetur veten në një klasë me të bijën.
Nën prodhimin e New Line Cinema, filmi gjithashtu në rolet e tij do të ketë pjesëmarrjen e aktorëve Gillian Jacobs, Maya Rudolph, Julie Bowen, Matt Walsh, Molly Gordon, Stephen Root, Jacki Weaver, Jessie Ennis, Adria Arjona, Debby Ryan, dhe Jimmy O. Yang./IMA/