Unioni i Transmetuesëve Europian dhe Televizioni Publik i Portugalisë kanë njoftuar sot se edicioni i 63-e i Eurovision Song Contest 2018 do të mbahet në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
Gjysmë-Finalet e Eurovision Song Contest do të mbahen në datat 8 dhe 10 Maj, ndërsa Finalja e Madhe do të organizohet në 12 Maj 2018.
Kjo është hera e parë që Portugalia mirëpret Eurovision pas konkurim. Ajo arriti të triumfojë me këngën “Amar Pelos Dois”, e intepretuar nga Salvador Sobral e cila theu rekord me 758 pikë të vlerësuara./imalbania.com/