Luiz Ejlli i shkruan kryeministrit: Bëje me radhë daljen e qytetarëve, por te “K”-ja dil vetë! Ja si ja kthen Edi Rama këngëtarit!

Nuk ndalojnë batutat në rrjetet sociale për listimin e njerëzve që bën kryeministri për liridalje.

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka bërë një koment epik në adresë të kryeministrit Edi Rama për lehtësimet që ka bërë ky i fundit në fundjavë.

Ejlli shkruan se dje nxori pensionistët, sot mamatë.

Teksa këngëtari i propozon që tashmë daljen ta bëjë sipas rendit alfabetik teksa për kryeministrin thotë që kur të mbërrijë tek K-ja të dalë vetë. Por jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale shkruajnë batuta të papara kundër Ramës.

Rama ndërkohë i përgjigjet shkurt duke i thënë se humor kaps quhet ky.

Edi Rama nuk është pa sharm në përgjigje, por këtë radhë duket i dorëzuar para “K”-së së kengëtarit të famshëm. Ose e ka kursyer Luizin për hir të ca lidhjeve të tij!

Edhe më epik është reagimi i Ejllit që i thotë se iu drejtuar si kryeministër me K, pastaj punë tjetër se atij i shkon mendja tjetër kund.

Nuk besohet se është për atë “K” që mendoni!