Vajzat janë mashtruar për konviktin e ri.
Ato mbeten në mes të rrugës pa asnjë shpjegim.
Songylin e pushojnë nga puna. Të gjithë këto janë organizuar nga Ezhder me qëllimin që vajzat të mbeten në duart e Kaderit.
Kader di gjithçka dhe shtiret sikur është e habitur pasi e mëson këtë. Ajo i ofron vajzave strehim në vilën e saj përveç Meralit. Xhemre dhe Ejlyl nuk pranojnë të strehohen në shtëpinë e Kaderit pa Meralin.
Vajzat përfundojnë në shtëpinë e Songylit. Pronari i kërkon Songylit dhe Gynejit të lirojnë shtëpinë. Nga shqetësimi Songyl përjeton dhimbje të forta dhe rrezikon të humbasë fëmijën. Songyl dërgohet me urgjencë në spital.
Kader shkon në spital dhe i tregon Songylit se ajo është fajtore. Kader i kërkon falje Songylit dhe vajzave por është tepër vonë. Një incident ndodh me Ezhderin.








