Mediaset raportoi të ardhura prej 1,85 miliardë eurosh në gjashtë muajt e parë të vitit, duke rënë në 1,3 për qind nga 1,87 miliardë euro në periudhën e mëhershme.
Megjithatë, kompania dyfishoi fitimin e saj operativ (EBIT) në 212.3 milionë euro nga 96.1 milionë euro vitin e kaluar.
Në një deklaratë, Mediaset tha se një trend pozitiv tek reklamat do të lejonte një vit të me të ardhura të kënaqëshme, pavarësisht nga trazirat e vazhdueshme të shkaktuara nga marrëveshja e ndërprerë e Vivendit për 341.3 milionë euro dhe humbja e përgjithshme në rezultatet e vitit të kaluar./IMA/