Që nga largimi nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Princi Harry nuk e kanë fshehur dashurinë e tyre për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar. Dhe edhe pse të dy i kanë kthyer shpinën Mbretërisë së Bashkuar, duket se Dukesha ka shprehur dëshirën që të qeverisë një tjetër “mbretëri” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës .. Sipas një raporti nga tabloidi britanik The Express, 39-vjeçarja ish-ylli I serialit “Suits” ka në plan të bëhet një ditë Presidente e Shteteve të Bashkuara.
Në biografinë e re, Sean Smith zbuloi se Dukesha rrëfen ambicien e Meghan që kur ka qënë në shkollë të mesme për tu bërë residente e SHBA.
Thuhet se, në vitin 2015, Meghan i zbuloi planet e saj presidenciale prezantuesit të TV Piers Morgan, nga i cili me sa duket ka marrë frymëzim.