Edhe në intervista të mëparshme, Monika Kryemadhi ka pranuar se ajo dhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha kanë lidhje gjaku dhe janë kushërira. Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kryetarja e LSI ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku është pritur ngrohtësisht nga ylli i “I’m a Mess”.
Ka qenë Bebe ajo që ka ndarë një video në InstaStory me Monikën duke shijuar mëngjes së bashku në Los Anxhelos.
“Jam në Los Anxhelos duke ngrënë mëngjes me kushërirën time të bukur,” thotë këngëtarja shqiptare teksa shfaqet krahë Kryemadhit në tavolinë