MSH: Kjo periudhë s’duhet krahasuar me pikun e COVID-19 në kohën e karantinës, ja pse po rritet numri i të infektuarve

Prej disa ditësh, në vendin tonë janë shënuar raste rekord të infektuarish me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan pozitivë 69 persona, ku ka zgjerim të hartës së infektimeve dhe vatra të reja.

Lidhur me këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë thekson se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me pikun nën efektin e masave të karantinës, pasi tashmë 97% e subjekteve janë në aktivitet dhe numri i kontakteve është më i lartë.

“Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet”, thekson MSH.