MTV qëndron në solidaritet me dhe mbështet popullin e Mançesterit dhe të gjithë atyre që ndikohen nga sulmet terroriste në mbarë botën dhe po bashkohet me audiencën dhe artistët e saj në mbështetje të mesazhit të dashurisë, forcës dhe unitetit.
Të Dielën në Manchester do të organizohet eventi “One Love Manchester”, i cili vjen si një koncert bamirës për viktimat nga sulmi terrorist që ndodhi në koncertin e Ariana Grande. “One Love Manchester” do të ketë pjesëmarjen e artistëve si Ariana Grande, Justin Bieber, Pharrell Williams, Coldplay, Miley Cyrus, Niall Horan, Katy Perry etj.
Si qëndrim kundër urrejtjes dhe në mbështetjen e familjeve të viktimave të prekur nga sulmi terrorist edhe MTV do të mundësojë livestream-in e koncertit në rrjetin e saj global të platformave digjtale.
Livestream do të transmetohet në onelovemanchester.mtv.com. Gjatë gjithë ditës MTV do të promovojë nëpërmjet rrjeteve sociale eventin mbledhur fonde me nismën “We Love Manchester Emergency Fund” të themeluar nga Këshilli i Qytetit të Mançesterit dhe Kryqi i Kuq Britanik në faqen http://www.redcross.org.uk/love.
MTV News do të mbulojë gjithashtu ngjarjen.