Fituesit më të mëdhenj në mbrëmjen e së dielës nuk mund të kenë qënë as Taylor Swift dhe as Nicki Minaj, por skuadra e rrjeteve sociale të MTV.
Ky edicion i MTV VMA ka thyer rekorde në Twitter si ngjarja televizive jo sportive më e twitt-uar. Kompania Nielsen e cila monitoron rrjetin social Twitter është shprehur se, 2.2 milion njerëz në SHBA kanë dërguar 21.4 milion tweets për VMAs, një shifër kjo 64% më e lartë e krahasuar me edicionin e kaluar, i cili rrëmbeu 12.6 milionë tweets.
IMA/ J.Kasaj