Ndarjet dhe romancat e reja të karantinës. Luana Vjollca “anulon” dasmën, zbulohet i dashuri i Kristina Baki

Çfarë ndodhi me VIP-at gjatë ditëve në izolim, historitë që na mbajnë sekrete – Ditë të gjata kanë qenë përgjatë këtyre thuajse dy muajve. Koronavirusi ka qenë kryefjala e të gjithëve gjatë ditëve të tyre në karantinë. Por për të gjithë të apasionuarit e rrjeteve sociale, ndoshta këto ditë kanë qenë edhe më të lehta, teksa kanë ndjekur në “Instagram” disa nga VIP-at e tyre të preferuar. Receta gatimi, statuse inkurajuese, nostalgjitë nga ditët e mira, kanë qenë vetëm disa nga postimet që kanë shoqëruar personazhet e famshme përgjatë këtyre ditëve. Por duket se si gjithnjë ata kanë zgjedhur të lënë pas dore jetën e tyre private. Në fakt, shumë të reja ka pasur nga ata gjatë kësaj periudhe, që syri i publikut nuk ka pasur mundësi t’i shoh, por i yni po. Më poshtë po ju sjellim ndarjet që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në karantinë, por edhe romancat e reja që i kanë shpëtuar syrit të publikut.

NDARJET
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes me Dj Geek, vetëm pak kohë pas konfirmimit të lidhjes romantike. Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja, në një rrëfim për revistën “Story”, ku ka treguar edhe arsyen që e çoi këngëtaren drejt vendimit. “Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket, nuk shkojnë bashkë edhe puna, edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi janë më të rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehu këngëtarja. Mesa duket, ndarja ka ardhur pak ditë pas ditëlindjes së këngëtares, pasi DJ Geek ishte ndër të parët që uroi Dafinën me një urim të veçantë në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes me Dj Geek, vetëm pak kohë pas konfirmimit të lidhjes romantike. Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja, në një rrëfim për revistën “Story”, ku ka treguar edhe arsyen që e çoi këngëtaren drejt vendimit. “Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket, nuk shkojnë bashkë edhe puna, edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi janë më të rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehu këngëtarja. Mesa duket, ndarja ka ardhur pak ditë pas ditëlindjes së këngëtares, pasi DJ Geek ishte ndër të parët që uroi Dafinën me një urim të veçantë në rrjetet sociale.

Padyshim një nga çiftet më të famshme në “showbizz”-in shqiptar, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj ia kanë dalë që ta mbajnë këtë raport diskret. Edhe te kjo dyshe kanë qenë fotot paparacë që kanë konfirmuar lidhjen mes të dyve, nga ana tjetër asnjëherë prej tyre nuk ka folur kurrë publikisht. Por, duket se këtë periudhë çifti ka pasur një tjetër problem mes tyre. Kujtojmë se ishte moderatorja që gjatë emisionit të saj, “Shiko kush luan”, në mënyrë të tërthortë lajmëroi se vitin tjetër do të kishte dasmë. Por duket se edhe pas 4 vitesh lidhje, dyshja ende nuk është gati. Aktualisht moderatorja nuk e ndjek në “Instagram” menaxherin kosovar. Nga ana tjetër, ajo ka përfituar nga koha e lirë për t’iu përkushtuar më shumë punëve të shtëpisë. Ndonëse duket e çuditshme, përgjatë këtyre ditëve e kemi parë shpesh Luanën duke gatuar, madje edhe duke bërë byrek. Ndoshta edhe ky çift, pas disa ndarjeve dhe ribashkimeve, sërish do të fotografohen diku jashtë Shqipërie më të dashuruar se kurrë.

Moderatorja Nevina Shtylla i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me juristin Arbër Myftari. Lajmi u konfirmua nga vetë moderatorja, e cila u shpreh në emisionin “E Diell” se karantina nuk e ka gjetur çift. E pyetur nëse izolimi e gjeti të bashkuar apo të ndarë, moderatorja u shpreh: “Nuk jam çift fare”. Ajo preferoi të mos tregojë më shumë detaje, prandaj nuk dihen shkaqet e ndarjes, por çifti prej më shumë se një viti bashkëjetonin në Tiranë. Kujtojmë se konfirmimin e lidhjes e ka bërë më herët vetë Nevina me anë të një fotoje që ka publikuar në rrjete sociale.

ROMANCAT
Oriola Marashi është padyshim një nga modelet më në zë në vendin tonë. E shquar për pamjen seksi dhe format fatale, ajo ka prekur edhe famën ndërkombëtare. Ndërkaq, lajme të mira vijnë edhe nga jeta private e bukuroshes, që tanimë duket se ka gjetur dashurinë. Bëhet me dije se Oriola është në një lidhje me futbollistin Eros Grezdën. Çifti u përfol para disa kohësh se kishin nisur një raport dhe duket se gjithçka u konfirmua kur u postua dhe fotoja e të dyve kapur për dore. Këto ditë karantine, çifti ka festuar edhe 25-vjetorin e Erosit, ku modelja i ka bërë një tortë. Burime për “Gazeta Shqiptare” bëjnë me dije se dyshja është më e dashuruar se kurrë, por ende nuk po bashkëjetojnë, pasi kanë vendosur t’i marrin gjërat me të ngadaltë e hapë pas hapi. Ndërkaq, edhe Eros Grezda ka treguar sesi po kalon në karantinë, së bashku me partneren e tij, Oriola Marashin. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, duke folur për emisionin “Vizioni i Pasdites”, ai u shpreh se gjendet në Kroaci së bashku me të dashurën e tij. “Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm”, u shpreh futbollisti.

Modelja e njohur mesa duket ka gjetur dashurinë. Gjithnjë e kujdesshme në jetën private, duket se kjo është hera e parë që ajo shihet në krahët e një mashkulli. Fotot janë publikuar nga miku i çiftit, biznesmeni i njohur, Kristian Boçi. Çifti ka kaluar këto ditë karantine, ku kanë pozuar në rrjetet sociale edhe duke u përqafuar. Në fund të vitit të shkuar, modelja pranoi se është në një lidhje të bukur dashurie. Ajo madje u shpreh se ka menduar edhe për martesën në një të ardhme jo shumë të largët. Edhe pse nuk përcaktoi një periudhë konkrete, Kristina theksoi se tashmë ndihet gati dhe i pret me shumë dëshirë ndryshime të tilla.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë rikthyer së bashku dhe gjithçka u zbulua teksa këngëtarja dhe aktori postuan foto gjatë një fundjavë në jug të vendit. Me dy gota verë dhe një pica në tavolinë, në pamjet e publikuara nga Veshaj shikohet dhe shkëmbi që Jonida Maliqi ka publikuar në të njëjtën ditë. Më tej ishte vetë Jonida, që foli në një intervistë lidhur me historinë e saj me Romeon. “Romeo dhe unë Jonida si Juliete” do të thoshte ndër të tjera këngëtarja, teksa u shpreh që tashmë ishte radha e saj të luante pak me publikun. Kujtojmë se veç fotove të publikuara në rrjetet sociale, dyshja ka folur në daljet e tyre rreth kësaj marrëdhënie, por gjithnjë tërthorazi. Po kështu ishte edhe ndarja e tyre, duke u pasuar me deklarata thumbuese. Por duket se ndjenjat e tyre paskan qenë më shumë sesa një flirt, ndaj çifti tashmë është rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Duke qenë se gjithnjë është treguar e rezervuar, jeta private e Fifit ka qenë një pjesë për të cilën publiku ka pasur shumë kuriozitet. Prej kohësh vetë Fifi në intervista e emisione kishte lënë të kuptohet se është në një lidhje duke përmendur edhe një “Xh”, shkronjën e parë të emrit të partnerit, të cilin e mbante të fshehtë. Mirëpo ditët e fundit u zbulua më në fund djali që i ka rrëmbyer zemrën Fifit. Ishte “Prive.al”, që zbuloi nga një postim dedikim i këngëtares se djali quhet Xhuljo Tabaku. Fifi e ka mbajtur lidhjen për një kohë të gjatë të fshehtë, sepse burime për “Prive” kanë treguar se çifti kanë prej 1 viti të lidhur.