Tashmë (mesa duket) është kthyer në një traditë që në skenën e Eurovision 2020 të kemi dhe shqiptar që prezantojnë një shtet tjetër siç janë Eleni Foureira dhe Ermal Meta.
Por tashmë listës së artistëve me origjinë shqiptare që ngjiten në skenën ESC, vjen një emër i ri, të paktën jo shumë i njohur në tregun shqiptar duke shënuar një tjetër sukses.
I njohur me emrin e artit si Gjon Tears, dhe me emrin e vërtetë si Gjon Muharremi, djali me origjinë shqiptare por i lindur në Zvicër, do të jetë përfaqësues i këtij shteti në skenën e madhe të festivalit evropian.
“Répondez-Moi” është kënga që ai do të performojë dhe do të përfaqësojë këtë vend, e përkthyer ndryshe si “M’u Përgjigj”.
Gjoni vjen nga një familje me origjinë shqiptare, i ati është nga Kosova kurse nëna me origjinë nga Tirana.
Një karakterisitikë interesante e Gjonit, duke qënë i lindur në një shtet të huaj është se di të komunikoj në një nivel shumë të mirë të gjuhës Shqipe.
Së fundmi, Gjoni ka publikuar dhe një këngë të re të titulluar “Babi” që u bë gjithashtu pjesë e listët së Top Awards. 9 vite më pari ai ka marrë pjesë në spektaklin e talenteve në Top Channel, “Albanian’s Got Talent” si dhe në “The Voice of France”./IMA/