Tashmë përgatitjet e festivalit ndërkombëtar të muzikës, Eurovision Song Contest për vitin 2016, sapo vijnë e po bëhen edhe më intensive.
Produksioni i këtij eventi ka publikuar edhe emrat e prezantuesëve të këtij edicioni i cili do të mbahet në Stokholm të Suedisë.
Është pikërisht Måns Zelmerlöw, fituesi i Eurovision Song Contest 2015, i cili do të prezantojë së bashku me Petre Mede e cila ishte gjithashtu prezantuese e festivalit të organizuar në 2013, duke u bërë kështu drejtuesja e këtij festivali për herë të dytë këtë vit në Suedi.
Eurovision 2016 do të organizohet në Stokholm të Suedisë në skenën gjihande të Globe Arena në 10 Maj (Gjysmëfinalja 1), 11 Maj (Gjysmëfinalja 2) dhe në 12 Maj me Finalen e madhe që do të përcaktoj edhe fituesin dhe vendin ku do të organizohet festivali për vitin 2017.
Info Media Albania| Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa miratimin e redaksisë