Pas JLO dhe Ben Affleck, as Angelina Jolie nuk i ka shpëtuar “trendit” të rikthimit me ish-partnerët. Kohët e fundit është përfolur se ylli i Hollywood është ribashkuar me ish-bashkëshortin e saj Jonny Lee Miller me të cilin u divorcua 24 vite më parë, në 1997-ën.
Aludimet nisën pasi aktorja u fotografua duke dalë nga apartamenti i tij në Brooklyn. Në mesin e shumë spekulimeve, tashmë Angelina ka vendosur që t’ia prezantojë djalin e saj ish-partnerit. 46-vjeçarja është parë sërish duke dalë nga vendi ku qëndron Jonny, por kësaj radhe me djalin e saj.
Aktorja u shfaq tepër elegante rrugëve, teksa nuk mundi t’i shpëtonte syrit të paparacëve dhe të gjithë nisën sërish aludimet për marrëdhënien e tyre.