IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Performanca ndërkombëtare dhe heronj lokalë në Turtle Fest 7

by IMA Redaksia
2018/06/22
in Evente
Reading Time: 4 mins read
A A
Performanca ndërkombëtare dhe heronj lokalë në Turtle Fest 7

Turtle Fest prej tashmë disa muajsh ngacmon duke publikuar disa nga emrat të cilët do i japin ritmin kësaj vere që pret të bëhet e paharrueshme.
Më në fund festivali më i dashur, nga audienca lokale, rajonale dhe jo vetëm, publikoi listën e plotë të emrave që mezi presim të shohim e dëgjojmë gjatë fundjavës së parë të korrikut!

ADVERTISEMENT

Ndaj, jeni gati të mësoni se cilët janë ata? Këshillë e vogël: merrni një gotë ujë se lista është e gjatë po aq sa e nxehtë!

 

Këtë herë, breshka ka ndarë artistët në dy kategori të mëdha: International Acts dhe Local Heroes!

Tek grupimi ndërkombëtar gjejmë emra të cilët ndoshta vetëm pak vite më parë as nuk e kishim menduar që do vinin në vendin tonë! Dub FX rikthehet për të na kujtuar përse nata tek Minus 1 ishte më e bukura që kemi patur deri tani në qytet! Sa prej jush mezi presin të rijetojnë energjinë e jashtëzakonshme që ai përcjell?
Shonky është një tjetër emër i cili do zbresë në Dhërmi në ditët midis koncerteve të tjera ku do jetë pjesë si ai në Moskë, Berlin dhe Ibiza. Sabb është pjesë e emrave ndërkombëtarë po aq sa është heroi ynë lokal, duke qenë se prej tashmë shumë vitesh është kthyer në etalon suksesi dhe muzike të mirë.

Nickodemus dhe Nappy G janë prurjet më të reja të këtij edicioni, muzika e të cilëve e ka bazën në Neë York dhe tashmë secili prej tyre ka shpëndarë ritmin e tij autentik në të gjithë botën. Nga Mbretëria e Bashkuar vjen legjenda absolute e rrymës drum’n’bass: Dj Aphrodite! Por jo vetëm kaq, Dj Vadim do jetë ai që do ju bëjë të mos ndalni asnjë moment kërcimin me me hip-hop-in që vetëm një djalë rus i rritur në Londër mund të sjellë [seriozisht, jemi shumë kuriozë!]. E treta që vjen nga UK është zbulimi absolut i Turtle Fest për këtë edicion! Qëndresa është talenti më i ri shqiptar i rritur në Londër, e cila për herë të parë do performojë në një festival në Shqipëri, dhe do e bëjë këtë pikërisht në skenën e Turtle Fest 7!

Italia na sjell Andrea Mi dhe Afreak!
Andrea Mi nuk është aspak i panjohur, pasi herën e fundit që performoi në Tiranë na dhuroi emocione të papërshkrueshme për të cilat ende flitet. Ata që ishin e dinë. Ata që nuk e dëgjuan dot, nuk mund ta humbasin! Dj Afreak premton të sjellë rrënjët afrikane në skenën moderne, dhe ne nuk kemi çfarë të kërkojmë më shumë se kaq në një natë vere!

ADVERTISEMENT

Joel është dhe emri i fundit i publikuar në listën e artistëve ndërkombëtarë të cilët do jenë në edicionin e shtatë të Turtle Fest. Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe do na fusë në Beefzone [gogle it!]!

Mbërrijmë kështu tek heronjtë tanë lokalë, djemtë që e kthejnë natën në ditë, arratisja jonë e vetme drejt një botë plot ritëm dhe ngjyra! Secret 47, Noki, RRRRon dhe Liburni janë DJ-të që vijnë në Tiranë herë pa here për ta sjellë një copëz nga shija e tyre e pakrahasueshme muzikore. Nëse gjithmonë kemi menduar që duhet të performojnë më shpesh dhe në skena më të medha, le të themi që Turtle Fest është përgjigja e kërkesave tona.

Për të prezantuar Tatu, Leo Ciko, Ad Disha apo Dj Cool do na duhej një natë dimri! Pionerët e jetës së natës dhe muzikës së lirë në Shqipëri janë ata që kanë hapur rrugët mbi të cilat tashmë ngrihet kultura jonë e muzikës urbane, dhe për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës.

Chriss V, Erblin Bajko, Positive Cuts dhe dyshja e paparshikueshme The Funky Villainz nuk janë  aspak emra të rinj për ne, përkundrazi. Nëse gjithmonë janë “lezeti” i fundajvave në qytet, këtë herë do jenë shtylla të forta të cilat do e plotësojnë Turtle Fest 7 në dimensionet e një festivali të madh dhe gjithëpërfshirës!

Kjo ishte dhe lista e plotë e artistëve, sepse nuk po flasim për Dj të thjeshtë, por për muzikantë që vetë jetën e tyre e kanë kthyer në një deklaratë lirie!


Turtle Fest 7 do mbahet në fundjavën e parë të muajit korrik, konkretisht në datat 6,7 dhe 8 të këtij tij. Ai do sjellë muzikën më të mirë lokale dhe ndërkombëtare në bregdetin e pakrahasueshëm të Shqipërisë.

Jo thjesht si një fundjavë argëtuese, përgjatë këtyre 6 edicioneve, Turtle Fest është rritur tashmë në një eksperiencë unike e cila njëkohësisht promovon artin dhe kulturën urbanë në vend dhe në botë, duke u kthyer kështu në arratisjen më të shumëpritur të sezonit veror!

Tags: imaturtle festTurtle Fest 7
Previous Post

Respektimi i standardit të gjuhës shqipe, takim me OSHMA-të në qarkun e Vlorës dhe Fierit

Next Post

Fox Sport në prag të mbylljes

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Fox Sport në prag të mbylljes

Fox Sport në prag të mbylljes

Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork, shpallen fituesit

Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork, shpallen fituesit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA