IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

PRAPASKENA| Nga kontradiktat me drejtuesit tek telefonatat me kolegët, Agron Llakaj drejt largimit nga ”Vizion Plus”

by IMA Redaksia
2020/06/07
in Gossip
Reading Time: 3 mins read
A A
PRAPASKENA| Nga kontradiktat me drejtuesit tek telefonatat me kolegët, Agron Llakaj drejt largimit nga ”Vizion Plus”

Lajmi se Agron Llakaj do të kthehet në drejtimin e “Portokallisë” bëri xhiron e portaleve javën që shkoi. Largimi i regjisorit Altin Basha dhe rikthimi i ish-drejtuesit të “Portokallisë” në “Top Channel” do të ishte sensacion për sezonin televiziv.

ADVERTISEMENT

Por Agron Llakaj, i cili së fundi moderon “Al Pazar” në “Vizion Plus”, nuk e mendon më rikthimin në ekranin, ku sipas tij mori fill akademia e parë e humorit në Shqipëri. Në një prononcim për revistën “Who”, Llakaj u shpreh se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht, që do të thotë se i takon një eksperience të arkivuar te kujtimet e së shkuarës.

“Në përgjithësi, e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se ‘Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’, nuk është aspak e vërtetë. ‘Portokallia’ është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për ‘Top Channel’ e kam të gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë kiameti! ‘Portokallisë’ i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. ‘Portokallia’ është e ‘Top Channel’ dhe nuk identifikohet me askënd”, tha Llakaj, i cili nuk mohon në asnjë moment ftesën e drejtuesve të “Top Channel” për t’u rikthyer në skenën e aq shumë emocioneve.

ADVERTISEMENT

Aktori dhe krijuesi i njohur, aq i dashur për shqiptarët, u shpreh gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus”, me të dyja projektet e tij televizive.

“Sa u takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për ‘Al Pazar’, por edhe për ‘Fake Off’ që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur, do të vendos. Por do të shtoja se njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike, sa s’do t’ia dijë njeri se ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, tha Llakaj duke lënë të hapur mundësinë e shfaqjes në një tjetër logo gjatë sezonit të ri televiziv.

A ka një prapaskenë pas gjithë kësaj “skene mediatike”, të prezantuar nga Agron Llakaj? Në fakt, po. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Llakaj është në kontradikta me drejtuesit e “Vizion Plus” dhe ka shumë gjasa që ky sezon të jetë dalja e tij e fundit në këtë ekran. Madje, sipas burimeve brenda këtij televizioni, Llakaj ka kaluar jo vetëm 24 orë thashethemnajë, por edhe dilemë të madhe, ndërkohë që ka nisur telefonatat me aktorët e humorit që ai ka njohje, për organizimin e një trupe sa më të kompletuar në televizionin tjetër ku ka plan të shkojë.

Prej 8 vitesh, “Al Pazar” është spektakli i së shtunës në “Vizion Plus”, që mbledh një audiencë të konsiderueshme edhe në matjet televizive. Por për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të prej shtatorit, do të duhet të presim edhe pak.

Source: BalkanWeb
Previous Post

Forbes: Elton John është këngëtari i muzikës pop më i pasur në botë për vitin 2020

Next Post

Skandali me lajmin fals për mbetjet i përfshirë këshilltari i tij/ Ilir Meta: ‘Fake News’ për të tërhequr vëmendjet nga problemet e mëdha të vendit

TË NGJASHME

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Lëvizjet e fundit ndezin zërat për një rikthim të bujshëm në Top Channel
Gossip

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Lëvizjet e fundit ndezin zërat për një rikthim të bujshëm në Top Channel

Vetëm pak ditë pas përfundimit të “Ferma VIP 3”, Arbana Osmani është rikthyer në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2026
Arbana Osmani paralajmëron rikthimin në ekran: sezoni i dytë i “Mirëmbrëma Yje” dhe një projekt i ri
Gossip

Arbana Osmani paralajmëron rikthimin në ekran: sezoni i dytë i “Mirëmbrëma Yje” dhe një projekt i ri

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, vazhdon të mbajë premtimin e saj për të qëndruar pranë shikuesve, përmes...

by IMA Redaksia
Gus 20, 2025
Dasara Karaiska shpërthen ndaj Jozit: “Deklaratë ‘bombë’ për seksualitetin e tij”
Big Brother VIP

Dasara Karaiska shpërthen ndaj Jozit: “Deklaratë ‘bombë’ për seksualitetin e tij”

Gazetarja Dasara Karaiska ka tronditur rrjetin me një deklaratë të bujshme në lidhje me këngëtarin Jozi, i cili është aktualisht...

by IMA Redaksia
Jan 15, 2025
Romeo dhe Heidi në krizë? Çfarë po ndodh mes çiftit të njohur?
Gossip

Romeo dhe Heidi në krizë? Çfarë po ndodh mes çiftit të njohur?

Ditët e fundit janë shtuar spekulimet për një krizë në marrëdhënien mes aktorit Romeo Veshaj dhe ish-finalistes së “Big Brother...

by IMA Redaksia
Sht 7, 2024
A është rikthyer Luana Vjollca me Krenarin? Festimi i ditëlindjes ngre dyshime për marrëdhënien e tyre nga ndarja tek ribashkimi për të qenë në qendër të vëmendjes
Gossip

A është rikthyer Luana Vjollca me Krenarin? Festimi i ditëlindjes ngre dyshime për marrëdhënien e tyre nga ndarja tek ribashkimi për të qenë në qendër të vëmendjes

Luana Vjollca, moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, ka festuar ditëlindjen e saj këtë javë në jug të Shqipërisë, duke...

by IMA Redaksia
Sht 7, 2024
Roza dhe Rita Lati bashkë në një emision? Ja përgjigjja e moderatores!
Gossip

Roza dhe Rita Lati bashkë në një emision? Ja përgjigjja e moderatores!

Ish-banorja e "Big Brother VIP Albania 3", Roza Lati, ka reaguar ndaj thashethemeve që po qarkullojnë lidhur me një format...

by IMA Redaksia
Sht 6, 2024
Next Post
Skandali me lajmin fals për mbetjet i përfshirë këshilltari i tij/ Ilir Meta: ‘Fake News’ për të tërhequr vëmendjet nga problemet e mëdha të vendit

Skandali me lajmin fals për mbetjet i përfshirë këshilltari i tij/ Ilir Meta: ‘Fake News’ për të tërhequr vëmendjet nga problemet e mëdha të vendit

FOTO | Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen, ja fotot nga festa me miqtë e familjarët, dhuratën më të bukur e mori nga e bija

FOTO | Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen, ja fotot nga festa me miqtë e familjarët, dhuratën më të bukur e mori nga e bija

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA