IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

PriFest shpalos Programin garues Europian, sjell 11 filma

by Niko Lako
2017/06/29
in Evente
Reading Time: 3 mins read
A A
PriFest shpalos Programin garues Europian, sjell 11 filma

Programi Europian i PriFest këtë vit sjell 11 filma, nga të cilët 6 janë premiera regjionale dhe 5 premiera kosovare.

ADVERTISEMENT

Ndër titujt e filmave që do të shfaqen në këtë program, është edhe filmi i parë I regjisorit shqiptar Izer Aliu me preardhje nga Maqedonia Hunting Flies. Ky film që ka pasur premierën botërore në Toronto Film Festival, vjen si prodhim Norvegjez dhe flet shqip, dhe sapo është nominuar nga shteti Norvegjez që ta prezentojë këtë shtet në Oscar. Ngjarja ndodh dikund në fshatërat e Maqedonisë dhe si temë trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës duke vendosur përballë profesorin Gani dhe studentët e tij rebel. Mësuesi idealist i cili e humb punën në ditën e parë të shkollës bën përpjekjen e tij finale për t’u kthyer në punë duke i mbyllur studentët e tij në një klasë dhe duke i detyruar ata që ta zgjidhin konfliktin e kahmotshëm që ekziston në mes të fshatrave të tyre.

Si premierë regjionale, PriFest sjell edhe filmin ECHO me regjisorin kosovar Dren Zherka, i realizuar si bashkëprodhim mes Gjermanisë dhe Kosovës. Humbja dhe vetmia zënë vend përgjatë 93 minutave të filmit, duke e paraqitur këto gjendje emocionale nëpërmjet një gruaje në Gjermani e cila fillon një udhëtim për të eksploruar jetën e një emigranti ilegal dhe gjenë vetminë e saj, dhe një burrë të moshuar të cilin humbja e ka sjellë deri në fund të udhëtimit të tij.

ADVERTISEMENT

Juria ndërkombëtare në programi Europian tradicionalisht ndan çmimin Hyjnesha e Artë për filmin më të mirë Europian si dhe Çmimin special të juries, ndërkohë që këta filma vlerësohen edhe nga Juria e Medias për të marrë çmimin Dritan Hoxha. Titujt e filmave që do të garojnë në këtë kategori janë:

  1. HUNTING FLIES,Norvegji, Premierë Regjionale
  2. 2.ECHO,Gjermani/Kosovë, Premierë Regjionale
  3. CHALLENGE,Rusi, Premierë Regjionale
  4. THE CHRONICLES OF MELANIE,Latvia, Premierë Regjionale
  5. ON THE TRAIL OF MY FATHER,Itali, Premierë Regjionale
  6. LOW TIDE,Izrael, Premierë Regjionale
  7. LITTLE HARBOUR,Slovaki, Premierë Kosovare
  8. EVERYTHING BROKEN UP AND DANCESIzrael, Premierë Kosovare
  9. MELLOW MUD,Latvia, Premierë Kosovare
  10. MAMMAL,Irlandë, Premierë Kosovare
  11. PERFECT STRANGERS,Itali, Premierë Kosovare

Audienca e PriFest këtë vit nga data 13-20 Korrik, do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, derisa biletat do të kushtojnë 3€ dhe mund të blihen te biletorja e Teatrit Kombëtar dhe Kino ABC-së. Mundësi tjetër shumë e mirë për të apasionuarit ndaj filmit që të blejnë Kartelën “All in one” e cila ju mundëson që për 10€ të shikohen gjithsej 76 filma të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund të na shkruani online në info@prifilmfest.org apo të thërrisni në zyren e festivalit +38138221144.

Në ditët në vijim PriFest do të publikojë edhe titujt e filmave në programet tjera, andaj ju ftojmë që të rezervoni datat, dhe të përgatitemi për një javë plot filma, debate dhe aktivitete tjera që do t’i japin kryeqytetit, Prishtinës, një freski tërësisht unike në mes të verës.

Previous Post

AMC zgjeron rrjetin edhe në Kroaci

Next Post

Nuk keni plane për sonte në mbrëmje? Ka një vend ku të gjithë mund të argëtohen falas!

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Nuk keni plane për sonte në mbrëmje? Ka një vend ku të gjithë mund të argëtohen falas!

Nuk keni plane për sonte në mbrëmje? Ka një vend ku të gjithë mund të argëtohen falas!

RTSH sjell “Junior Fest”, festivalin e fëmijëve që do të përcaktojë përfaqësuesin në Junior Eurovision

RTSH sjell "Junior Fest", festivalin e fëmijëve që do të përcaktojë përfaqësuesin në Junior Eurovision

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA