Fest ’56 pritet të nis pas pak. Do të jenë 14 këngëtarë finalistë që do të performojnë për të fituar trofeun më i vjetri dhe më i rëndësishmi ndër festivalet e muzikës së lehtë në Shqipëri. Gazetarja e RTSH Mira Tuci zbuloi se natën e tretë do ta çeli kantautori Redon Makashi dhe do ta mbylli Elton Deda. Ka shumë dëshira dhe hamendje se kush do të jetë fituesi, por ai do të mësohet vetëm pas pak orësh. Dy netët e para të festivalit ishin spektakle të vërteta muzikore, por edhe surprizash që pa dyshim do të mbahen mend gjatë nga shikuesit, telespektatorët dhe artëdashësisht. Organizatorët thonë se nata e tretë do të jetë një kulm i tyre. Siç dihet fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që prej vitit 2004 përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës.
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...