Ridimensionimi i televizionit ABC në një kanal gjeneralist solli me të edhe shumë produksione të reja që u bënë popullore për teleshikuesit që edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në historinë e telvizionit shqiptar.
Një prej formateve që padyshim u kthye në një nga spektaklet më të dashura ishte “Kosherja”. Spektakli i humorit që riktheu në timon regjisorin Altin Basha jo vetëm që ishte një nga më të ndjekurit por zbuloi edhe shumë emra të rinj aktorësh në fushën e humorit të cilët me personazhet e tyre na bënë të gjithëve për vete.
Pas shitjes së ABC, linja editoriale dhe programacioni i tij ndryshoi sërish në televizion informativ dhe si rrjedhojë shumë prej formateve që aty lindën u mbyllën dhe e ardhmja e tyre u vu në pikëpyetje. Por mesa duket nuk është ky rasti për sa i takon spektaklit të humorit “Kosherja” që së shpejti do të fillojë sezonin e ri në një tjetër stacion.
Dhe jo një ekran dosido por në ekranin publik shqiptar. Prej vitesh humori, aty ku lindi, i ka munguar telespektatorit shqiptar. RTSH 1 do të rikthejë kështu humorin me një spektakël me garanci si “Kosherja” ku nuk do të mungojnë aktorët e njohur dhe të rinj.
Spoti TV