Moderatorja e njohur Roza Lati ka ndarë një moment të ndjeshëm dhe personal me ndjekësit e saj, duke kujtuar ditëlindjen e qenushes së saj të ndjerë, Sasha, e cila nuk jeton më. Në një postim në rrjetet sociale, Roza shprehu ndjenjat e saj të thella për ndarjen nga miku i saj katërkëmbësh.
Mes lotëve, Roza u shpreh: “Sasha goca ime, ti sot ke ditëlindje do të bëje 9 vjeç po të ishte gjallë. Ti je me mua tërë kohën. Petinë e vogël e bëra tatuazh, të jesh e sigurt që tatuazh do të të bëj edhe ty. Nuk pata koha se hyra këtu. Çaça ime, faleminderit që më ke ndenjur afër, s’më ke lënë asnjë ditë vetëm, as për Krishtlindje, edhe kur iku mami e mërzitur me mua. Dhe kur doja të rrija vetëm dhe strukesha në shtrat, ti vije më rrije aty. Nuk ke ikur kurrë nga unë. Sa e bindur, sa e disiplinuar që je, sa e urtë, sa e komunikueshme. Fëmijë nuk bëra, por edhe ty si fëmijë të kisha. Të më falësh për të gjitha herët që të lashë vetëm se duhet të punoja. Kam refuzuar shumë gjëra për të mos të lënë edhe më vetëm. Refuzoja të dilja vetëm për ty dhe Petinë. Familja është gjëja që më ka munguar gjithë jetën, dhe ti ma dhe. Gëzuar ditëlindjen goca ime.”
Roza Lati ka treguar në postimin e saj se Sasha e ndihmoi atë në një periudhë të vështirë dhe depresioni. “Të mora kur ishe gjashtë muajsh dhe ishe kockë e lëkurë. Të mora në vitin tim më të vështirë, më të errët, në periudhën time të depresionit. Si ty e di që s’ka. Qofsha me fat dhe u rikthefsh si shpirt te një qenush tjetër. Je e pazëvendësueshme Sasha. Gëzuar ditëlindjen”, shtoi ajo.
Moderatorja ka shprehur ndër vite një marrëdhënie të veçantë dhe të ngushtë me kafshët, veçanërisht me qentë. Humbja e Sasha ka prekur thellësisht zemrën e saj, duke e bërë këtë ditëlindje një moment reflektimi dhe kujtimi për mikun e saj të dashur që tashmë nuk është.