Festivali ikonik i muzikës italiane, “Sanremo” këtë vit do të organizohet ndryshe si më parë diktuar dhe nga kushtet e pandemisë.
Ndërsa ishte në diskutim nëse eventi do të organizohej, institucionet shëndetësore i kanë dhënë dritën jeshile RAI për të organizuar eventin në kushte strikte për të minimizuar përhapjen.
Festivalit Sanremo 2021, do të organizohet nga 2 deri më 6 Mars por pa audiencë në sallën e Ariston Arena por dhe jashtë saj.
Të gjithë artistët do të jenë në masa të rrepta sigurie për të shmangur COVID-19 dhe gjithçka do të jetë nën survejimin e Komitetit Shkencor të Ekspertëve.
InfoMedia Albania