Sara Hoxha ka vendosur të na i rrëfejë “të gjitha”. Bukuroshja 25 vjeçare ka marrë pak kohë për ndjekësit e saj në Instagram, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim në rubrikën “Ask”. Sara ka zbuluar se do donte që Poem Blu të bëhej së shpejti me një motër, pra fëmijën e saj të dytë me Ledrin ta kishte vajzë.
E pyetur më vonë edhe për fenomenin “Për’puthen”, se kë preferon më shumë mes Ledianës dhe Antonelës, ajo ka mbajtur anën e kësaj të fundit.
Sara ka ngritur dyshime me një nga përgjigjet e tjera në rrjetin social, ku është shprehur se do donte bashkëjetesë dhe jo martesë. Mos është kjo një shenjë që nuk do të ketë në të ardhmen një celebrim mes saj dhe Ledrit? Kjo mbetet për t’u parë!
Kujtojmë se Sara dhe reperi sollën në jetë vajzën e tyre të parë bashkë, Poem Blu, në dhjetor të vitit të kaluar.