Seher vendos të largohet nga vila dhe bën gati valixhet, por Jaman e ndalon.
Ai i kërkon Seherit të përpiqet ta kuptojë dhe të vendosë veten në vendin e tij. Seher e përlotur i thotë se ajo do kishte besuar tek ai dhe tashmë është aq e lënduar sa nuk mund të bashkojë copat e thyera.
Jaman gjithashtu lëndohet tepër nga kjo situatë. Të dy vuajnë të ndarë nga njëri-tjetri. Seher kërkon vetëm që Jaman t’i kërkojë falje, por ai e ka të vështirë ta bëjë.