Shiko Kush Luan: Zbulohen të ftuarit e parë!

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Pak kohë më parë, u bë me dije se Shiko Kush Luan, programi argëtues i Luana Vjollcës, do të rifillojë sezonin e katërt më datë 26 shtator në Top-Channel.

Ditën e djeshme, kanë nisur xhirimet e programit dhe nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale, mësuam cilët do të jenë disa prej të ftuarve të parë.

Si fillim, në program do të jetë Lori Hoxha, ftesë që erdhi si pasojë e “një sfide Instagrami”.

Bashkë me të, të ftuar janë edhe Emina Cunmulaj, CEO i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, modelja Xhesika Berberi, Mozzik dhe këngëtaret Kida dhe Elita Ziberi.

Ata shfaqen në tavolinën rrethore, që zakonisht përdoret në lojën “Ndaje ose Haje”, ku të ftuarit, por edhe prezantuesja, duhet të zgjedhin nëse duan t’i përgjigjen pyetjeve ngacmuese apo të hanë një nga ushqimet e çuditshme dhe aspak të shijshme të vendosura mbi tavolinë.