Vajzat bëjnë të pamundurën për të nxjerrë Meralin nga burgu.
Nga ana tjetër Meral ka frikë të rikthehet në qeli pas tentativës për vrasje që i bëri një nga të burgosurat.
Kader inatoset me vajzat të cilat duan të ndihmojnë Meralin. Zehra përpiqet të shfrytëzojë Kaderin duke përfituar nga situata. Edhe Ezhder me Maxhiden bashkëpunojnë pas krahëve të Kaderit për t’i vjedhur pasurinë.
Nazan nuk arrin dot t’i ndajë Serkanin dhe Xhemrenë sepse dashuria e tyre sa vjen e shtohet. Meral rikthehet dhe në burg dhe e pret një rrezik i madh.
Ali i shpreh dashurinë Ejlylit. Songyl rrezikon të humbasë beben kur gjërat dalin jashtë kontrollit.