IMA - InfoMedia Albania
IMA AWARDS
AUDITEL
#theSummerSong
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Televizioni në ekranin klasik: Anija që po mbytet përpara syve tanë | Nga Artan Fuga

nga IMA Redaksia
2016/02/07
në Televizion
Koha e Leximit: 8 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

artan fugaDuke ndjekur nga afër atë që po ndodh në botën e sotme të zhvilluar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më gjerë akoma, në Amerikën e Veriut, në Japoni dhe në Europën Perëndimore, në planin teknologjik, të lëvrimit të gjinive të gazetarisë, të sistemeve të informacionit, të teknologjisë, si edhe lëvizjet në bursat e kuotimit financiar të kompanive mediatike audiotelevizive, kupton se po ndodhin lëvizje të mëdha tektonike.
Duhet kuptuar një gjë nga operatorët televizivë shqiptarë: Televizioni në ekranin e vet klasik, televizioni i pashoqëruar me shërbime të tjera telekomunikacioni, televizioni linear, televizioni i palidhur me terminalet mobilet PC, tableta, telefona celularë, etj., televizioni i shkëputur nga videotransmetimi dhe rrjetet sociale, e ka mbaruar kohën e vet.
Është një Yllësi e fikur që ende vazhdon të ndriçojë për inerci.
Ose do të mbyten financiarisht këta operatorë bashkë me të, dhe do të na mbysin edhe neve si qytetarë, duke na bërë të privohemi nga transmetimi i një informacioni cilësor televiziv, nga gazetaria cilësore, nga argëtimi cilësor me figura të lëvizishme, ose duhet kuptuar që jemi në fundin e një epoke që po mbaron. 
Kapja me thonj e me dhëmbë pas televizionit klasik linear nuk është rrugëdalja. Ajo është tmerri pa fund që përgatit një fund të tmerrshëm, kolapsin e fundit të industrisë të informacionit audiovizual në Shqipëri dhe ndër shqiptarët.
Mjafton të studjojmë tregun e sotëm botëror të transmetimeve televizive për të parë se ajo që ndodh te ne i takon shekullit të kaluar, përpara Luftës të Dytë botërore, me një fjalë mijëvjeçarit të kaluar. Jemi si të themi në epokën e gurit dhe të hurit krahasuar me atë që po ndodh sot në botë në mënyrë marramendëse.
Europa prej mëse një dekade kaloi në masë dhe në mënyrë të pakthyeshme drejt transmetimeve toksore numerike, dhe pastaj drejt IPTV, televizioni në Internet dhe transmetimet televizive cilësore në web nisën të zenë një vend kurdoherë më të madh në vëmendjen e operatorëve televizivë, të audiencave dhe të gazetarëve, për të mos folur pastaj për industrinë shumëmiliardashe në dollarë e euro të reklamave.
Në shkencat historike të informimit dhe komunikimit dihet se një media e re kur shfaqet trondit të gjithë sistemin e mediave ekzistuese dhe i shtyn ato të reformohen ose të vdesin. Gjithmonë janë reformuar.
Kështu komunikimi në web dhe lindja e terminaleve të reja të telekomunikimit, si edhe Interneti mobil, kanë bërë që audiencat të shkojnë gjithmonë e më shumë drejt konsumimit të përmbajtjeve në ekranin e kompjuterit, i cili edhe ky është bërë disi demode, pastaj drejt telefonave mobile dhe tabletave. Përpara faktit që shumë televizione të mëdhenj, gjigandë botërorë, janë ndodhur përballë ikjes të audiencave, dezabonimeve në rrjetin kabllor, ose përballë largimeve të audiencave për të blerë karta e pasur akses në buqeta televizive të transmetimeve televizive klasike, po ndodhin ndryshime të mëdha.
Kanë lindur të ashtuquajturit “telcos” të cilët përbëjnë fuzionin gjigand gjithmonë e më trendi midis kompanive të ofrimit të aksesit në Internet ose të menaxhimit të frekuencave të komunikimit në telefoni mobile me prodhuesit e përmbajtjeve televizive për terminale mobile. Prodhimi i përmbajtjes televizive për terminalet mobile nuk ka fare të bëjë me gazetarinë klasike që prodhon përmbajtje në televizionin që po mbytet, i mijëvjeçarit të kaluar pavarësisht faktit se ekrani mund të jetë i sheshtë, plazmë, HD, me intensitet të lartë e dendësi pikselësh, etj.
Bashkimi i shërbimeve cilësore i aksesit në Internet, i aksesit në rrjetet e telefonisë mobile, i prodhimit të përmbajtjes televizive në formën e videove, si edhe i rrjeteve të shitjeve të cfardollojshme si edhe i reklamave, është sot pista e madhe e transformimit të operatorëve gjigandë botërorë që po ndiqet me vullnet dhe energji të hekurt nga operatorë performantë të ekonomive kombëtare në vende të ndryshme.
Fuzioni i Vivendit me televizione numerike, blerja nga Verizon i AOL si prodhues përmbajtjesh videosh, pritshmëria për një bashkim të Direkt TV me T – Mobile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, strategjitë e Deutche Telekomit për të qenë pjesë e këtyre transformimeve, nuk janë veçse maja e ajzbergut e tronditjeve dhe revolucioneve të mêdha që po ndodhin përgjatë fuzionit të industrisë të telekomunikacionit dhe të transmetimeve audiovizive. Këtë po e ndjekin nga ana e tyre edhe “cablos”, pra kompanitë që kanë lindur si ofrues ekskluzivisht të lidhjes në Internet, të cilët, nga njëra anë po kalojnë drejt fibrave optikë, dhe mbulimit të të gjithë territorit me informacion, por edhe që tani priren të ofrojnë shërbime jo vetëm Interneti, ose telefonie fikse a mobile, por edhe përmbajtje televizive në formën e videove.
Bashkimi i industrisë të telekomunikacioneve, i prodhimit të content-it televiziv, me shërbimet në fushën e mjeksisë, shkencës, arsimit, kulturës, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, është e vetmja rrugë e mbijetesës jo vetëm për sektorin e informacionit dhe argëtimit audioviziv, por edhe e rinovimit të gjithë sektorëve që përmenda.
Nuk e di e kuptojnë pushtetarët tanë këtë, apo flenë gjumë?
E pamundur që televizioni dhe industria radiotelevizive të qendrojë një kështjellë e pamposhtur dhe e izoluar nga komunikimi në web dhe nga telekomunikacioni mobil. Programacioni i një televizioni linear është bërë si një mamuth i vjetër, apo si një dinozaur i para epokës të ngricave planetare. Po ashtu edhe programet e stërzgjatura rrëfyese e akademike linerae, aspak interaktive me audiencat, sikurse edhe emisionet e opinioneve ku pjesmarrësit në studio komunikojnë me njeri tjetrin, përpara një audience në studio të budallallepsur dhe mememce, duke përjashtuar audiencat jashtë studios nga pjesëmarrja në prodhimin e produktit televiziv.
Mentaliteti profan, joprofesional dhe analfabet se je duke bërë videotransmetim kur një emision për ekranin e televizionit e hedh në youtube dhe kujton se ke shërbimin video për komunikimin mobil në web, nuk është veçse një formë vetëvrasjeje televizive, një turp profesional që e çon menaxherin drejt dështimit dhe pronarët e televizionit drejt falimentimit të sigurt në mos sot nesër.
Ka ndryshuar dhe po ndryshon nga ora në orë dhe formula financiare mbi të cilën po menaxhohet industria e telekomunikacionit dhe e transmetimeve audiovizive. Reklama po ikën dhe ka të drejtë kur ikën nga televizioni klasik sikurse iket nga një anije që po fundoset, sepse në televizionin linear mund të dish se sa janë ndjekësit e një emisioni televiziv, por jo sa janë ndjekësit e vërtetë të një reklame, as të masësh impaktin e saj. Reklama klasike lineare, telemarketingu klasik është bërë edhe ai një instrument i trishtët kapitullimi dhe falimentimi.
Reklama si ato që shohim në televizionet e sotme shqiptare kanë hyrë në muzeun prehistorik të reklamës, njësoj si reklamat e shitësve me tezga.
Janë qesharake.
Abonimi në shërbimet videos, tarifat në ofertat e përmbajtjes sipas kërkesës, prodhimi i videove për tableta dhe realizimi i aplikacioneve numerike për terminale mobile, prodhimi i reklamave dhe ofertat për akses në Internet, krahas me tërheqjen e reklamës digjitale në webet përkatëse konkurrojnë si teknika menaxhimi financiar midis tyre fuqishëm.
Po, audienca është gati të paguajë, por ajo paguan për përmbajtje cilësore, sepse audiencat “multitaske” kërkojnë një komunikimi të adaptuar me sjelljen e tyre dhe nuk janë gjyshet që flenë përpara ekranit, ose audiencat e budallallepsura dhe të përgjumura përpara ekraneve me komentatorë politikë militantë dhe shërbëtorë pa shije dhe nivel të pushtetit ekonomik a politik.
Televizioni dhe aksesi i komunikimeve në Internet ecin sëbashku. Televizioni nuk mund të urojë bllokimin e mbulimit të territoreve me Internet mobil ose fiks, në mënyrë që të jetë perandor i vetëm i ofrimit të informacionit. Probleme ka edhe televizioni i transmetimeve satelitore ose toksore numerike, jo më televizioni si “tenxhere me presion” analog dhe linear, klasik.
Audiencat po dezabonohen nga shërbimet televizive lineare, madje edhe me kartë kur çmimet janë të shtrenjta, një pjesë kanë prirje të abonohen në buqeta kanalesh me çmim krejt të lirë të transmetuar në streaming, duke hezituar përpara blerjes të kartave, nga të cilat kërkojnë të marrin disa shërbime njêherësh. Televizioni klasik e ka humbur betejën me Internetin, por ka vetëm mundësinë që të integrohet me të për të ruajtur specifikën e vet si media që gjithmonë mbetet e mundur. Por tjetër është prodhimi televiziv dhe tjetër televizioni klasik dhe arkaik linear. Ende Interneti nuk ka aq debit të lartë saqë të lejojë teleshkarkime gjithmonë të shpejta dhe cilësore, jo të shtrenjta, përmbajtjesh televizive, ende “streaming” nuk e lejon një zbritje masive dhe të lirë të programeve televizive sa mund të kryhet me anë të transmetimeve numerike të menaxhuara në formën e televizionit me kartë. E gjitha kjo ndërkohë që rivaliteti nga ana e operatorëve publikë të transmetimeve televizive në web ose me kartë, pa pagesë, është bërë i nivelit të lartë dhe konkurron gjerësisht televizionet komerciale.
Televizioni ka të ardhme, por jo si televizion linear, me ekran të palidhur në web, jashtë integrimeve me industrinë e telekomunikacioneve dhe të komunikimit mobil. Përndryshe ai falimenton. Televizioni si përrallë arabe që e nis historinë nga nata e parë te e fundit e njëmijëenjë netëve është i vdekur tashmë.
Programacionet e padiferencuara, më keq të kopjuara prej operatorëve të ndryshëm, me gazetarë që nuk kërkojnë larmitetin dhe diversitetin, që nuk thellohen jo vetëm në përmbajtje por as në gjetjen e formave mediatike të transmetimit, nuk kanë lidhje me epokën e re ku jemi futur të ekonomisë “të vëmendjes” përballë ofertës shumë të lartë në sasi të informacionit në krahasim me aftësinë memorizuese të njeriut tê zakonshëm.
Informacioni në televizionet sikurse në gazetat tona është uniform, i njejti, monologues.
Mos kujtojmë se politizimi i ekraneve tona, prodhimi i reklamave bajate, bllokimi i fuzioneve midis industrisë të telekomunikimit dhe audiovizive, ndarja e frekuencave me thikë mes tyre, ikja nga loja e tregut e shitjeblerjeve të kompanive mediatike, mospasja e një burse në tregun audioviziv, emsionet informative të kthyera në mekanizma marrëdhëniesh publike nga ana e partive politike ose e qeverisë, emsionet e zvargura dhe monotone të pasdites me tone nostalgjike dhe ëndërrimtare ku u bëhen qoka personazheve romantikë, trajtimi i televizionit si radio, si gazetë, si roman, me llogje pa fund e pa imazh të freskët, raportimi i mefshtë, mbizotërimi i skandaleve, heqja nga prime time i programacionit ditor i cdo emisioni që kushton dhe prodhimi i emisioneve politike si tregu i Gabit, etj., shkundja deri në grisje e “batanijes” të dramave familjare si “motrat Kajtazi”, etj., janë të rastësishme apo janë thjesht produkt i padijes ose i dembelizmit të menaxherëve.
Jo, janë simptomat që televizioni linear, ai që ne kemi, ai që e kemi quajtur si nga performancat teknologjike që ne kemi pasur këto dekada, është duke u fundosur.
Mos duhet të presim që të lindë një tjetër si i pakthyeshmi Dritan Hoxha për të hapur një erë të re televizive në Shqipëri?
Ndërkohë audienca po e braktis nga dita në ditë televizionin, sikurse braktisi më parë shtypin e shkruar. Divorc midis audiencave dhe sistemeve informative, sikurse divorc midis qytetarëve dhe sistemit politik, midis sistemit bankar dhe klientëve masivë, etj.
Aktorët dhe sistemet institucionale në shoqërinë tonë po divorcohen nga dita ditës më shumë.
Dhe kjo ndërkohë që operatorët televizivë nuk tregojnë vullnetitn dhe energjitë e duhura për të ndryshuar, kur kërkuesit shkencor dhe studjuesit nuk japin alarmin sepse janë qetë e rehat në studiot e tyre, kur komentatorët kënaqen me monopolin e skenës televizive cdo mbrëmje, kur gazetarët ankohen për pagat, me të drejtë, për statuset e mjerueshme sociale e profesionale, por që bëjnë gazetari televizive detyrimisht të mijëvjeçarit të kaluar, e mbi të gjitha kur shteti rri e vrojton sesi po vyshket nga dita në ditë industria e informacionit audioteleviziv përpara pengesash që duhen kapërcyer pa frikë e me shumë guxim qytetar për të mirën e përgjithshme, ndërkohë që ministritë e kulturës, arsimit, ekonomisë, etj., kujtojnë se nuk kanë të bëjnë fare me këtë proces që po vazhdoi brenda pak vjetësh do të na duket se në krahasim me botën ne jetojmë në epokën e gurit.

REKLAMA
REKLAMA
Tags: Artan FugaIPTVTelevizioni klasik
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Vinyl: trailer i parë zyrtar i serialit të HBO që do të debutoj në janar 2016

Postimi Tjetër

Rikthehet në Agon Channel, A Krasta Show me Adi Krastën

TË NGJASHME

Televizion

Pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet e para në jug të Shqipërisë

Gjërat mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit janë shumë mirë. Aq mirë sa ata kanë nisur edhe pushimet e para...

nga IMA Redaksia
Maj 23, 2022
Televizion

Zëri i Amerikës: Lajmet e rreme në Shqipëri shqetësim për besueshmërinë e medias

Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje mbi lajmet e rreme që publikohen më së shumti në mediat on line....

nga IMA Redaksia
Maj 3, 2022
Televizion

Emisioni që i premtoi ‘Top Channel’ nuk do të realizohet? Flet për herë të parë Einxhel Shkira dhe zbardh çfarë ka ndodhur

Moderatorja Einxhel Shkira ka hedhur poshtë gjithë dyshimet që janë hedhur mbi emisionin që ‘Top Channel’ i premtoi gjatë kohës...

nga IMA Redaksia
Maj 3, 2022
Televizion

Ilir Shaqiri zbulon për herë të parë gabimin më të madh që ka bërë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Balerini Ilir Shaqiri ka qenë mjaft i rezervuar sa i përket daljeve publike apo intervistave pas përfundimit të ‘Big Brother...

nga IMA Redaksia
Maj 3, 2022
Televizion

Aleksia Peleshi flet për herë të parë për ndarjen nga Romeo Veshaj: U nxitova, ndihem e çliruar

Pak muaj më parë në “Rudina” në Tv Klan, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia foli për lidhjen...

nga IMA Redaksia
Maj 2, 2022
Televizion

Nis sonte sezoni i ri i ‘Në kurthin e Piter Pan’, ja cilët janë të ftuarit VIP të natës së parë!

“Në kurthin e Piter Pan”, programi më i dashur jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë familjen, nis sonte...

nga IMA Redaksia
Maj 2, 2022
Postimi Tjetër

Rikthehet në Agon Channel, A Krasta Show me Adi Krastën

6 Ditë pa Ermalin, nis sezonin e ri me të fuar Arbana Osmani, Besmir Bitraku dhe Sokol Balla

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

AKTUALITET

Trazirat në Tiranë: Policia shoqëron 60 “huliganë” të lënduar 10 policë

nga Rezalt Justin Kasaj
Maj 25, 2022
0

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin...

Lexo Më Shumë
AKTUALITET

Tirana në kaos nga huliganët, përplasen me policinë, dhunojnë kryeqytetin dhe terrorizojnë qytetarët

nga IMA Redaksia
Maj 24, 2022
0

Dita e martë dhe e mërkura kur edhe do të luhet sfida mes Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen...

Lexo Më Shumë
Televizion

Pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet e para në jug të Shqipërisë

nga IMA Redaksia
Maj 23, 2022
0

Gjërat mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit janë shumë mirë. Aq mirë sa ata kanë nisur edhe pushimet e para...

Lexo Më Shumë
AKTUALITET

Përurimi i plazhit të parë plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar

nga IMA Redaksia
Maj 21, 2022
0

Sipas Censusit të vitit 2011 numri i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri është përllogaritur të jetë 173.600 qytetarë....

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bëhu pjesë e IMA!
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist