Në datën 9 Shkurt nis transmetimin faza e pare e Topf Fest 12 në ekranin e Top Channel. Festivali i muzikës moderne Shqiptare vjen me disa ndryshime këtë edicion. Këtë vit faza e parë, ku publikohen këngët në garë, do vijë në drejtimin e Ledion Liços dhe Dojna Memas.
Dojna Mema, një imazhi i ri për televizionin por jo e re në fushën e prezantimit, është një ndër spikeret më të spikatura të Top Albania Radio. Përkrahë një emri të afirmuar tashmë si Ledion Liço, Dojna do sjelli për disa javë rresht këngët e përzgjedhura për edicionin e dymbëdhjetë të Top Fest. Artistë të afirmuar të skenës dhe ata që e prekin për herë të parë me sa duket do jenë edhe këtë vit në fokus të produksionit. Këngët priten të bëhen hitet e momentit dhe të kryesojnë chart-et dhe klikimet në Youtube. Ky edicion do të vijë me një ide dhe risi teknologjike, me një skenë gjigande ndryshe nga vitet e tjera por ajo që mbete e pa ndryshueshme është që këngët do të këndohen të gjitha live. Se cfarë do na ofrojë më shumë Top Fest mbetet për ta parë në datën 9 Shkurt në ekranin e Top Channel pas edicionit te lajmeve të drekës.
IMA / G. Qerimi








