IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Tryeza për median publike, RTSH me hapa të shpejtë drejt transformimit

by IMA Redaksia
2018/12/15
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Tryeza për median publike, RTSH me hapa të shpejtë drejt transformimit

cof

RTSH duhet të vijojë me hapa të shpejtë drejt të qenit një transmetues publik i pavarur, i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Kështu u shpreh ambasadori i OSBE-së Bernd Boshard gjatë diskutimit në tryezën e organizuar për të diskutuar modelet e financimit dhe drejtimit të medias publike. “Stacionet private luajnë një rol shumë të madh në Shqipëri dhe RTSH-ja është një konkurrent i natyrshëm, por nuk i kërcënon, por i plotëson” tha zoti Boshard.

ADVERTISEMENT

“RTSH-ja duhet të ruajë traditat, të mbrojë historinë Shqiptare, duke pasqyruar jetën e pakicave, duke mbështetur njerëzit nga zonat më të thella nëpërmjet fushatave ose duke raportuar për çështjet e duhura në jetën e përditshme të qytetarëve nga i gjithë vendi” këshilloi ai.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të punojë për RTSH-në për të gjetur zgjidhje konkrete të problemeve me të cilat ende përballet” tha ambasadori Boshard.
Një e rëndësishme diskutimi ishte edhe tarifa e aparatit të televizionit që paguajnë qytetarët shqiptarë. Deputetja Milva Ekonomi tha se tarifa mesatare mujore është një gjë që rri tek taksimi i përgjithshëm. “Sado të themi ne duhet rritur, kemi një zë i cili vjen nga taksimi i përgjithshëm, nga Ministria e Financave që mendon për taksimin e përgjithshëm dhe nga Komisioni i Ekonomisë që miraton parimet e taksimit të përgjithshëm” tha zonja Ekonomi.

Për kreun e RTSH Thoma Gëllçi tha se tarifa duhet të jetë tarifë për financimin e transmetuesit publik që të lidhet më direkt me atë çka merr qytetari. “Populli shqiptar nëse do ta mbajë këtë si shërbim, që ti shërbejë atij, që ti kërkojë hesap, që ti shërbejë tamam për informimin, edukimin dhe argëtimin e tij duhet të paguajë” këmbënguli zoti Gëllçi.
Një tjetër çështje e ngritur nga kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Kristaq Traja ishte mënyra e pagesave.

“Një bord nuk mund të jetë efiçent as kur pagën e cakton parlamenti dhe aq më shumë kur asaj page i vemë honorar. Bordi kështu nuk interesohet” tha ai.

ADVERTISEMENT

Drejtori i përgjithshëm i RTSH hodhi poshtë zërat që stafi i këtij institucioi është i mbingarkuar .

“Kjo është një nga legjendat që qarkullon në vend. RTSH është i fryrë në organikë dhe nuk është fare e vërtetë. Unë mund të flas këtu për efiçencën e njerëzve që punojnë aty dhe ne prej analizave jemi të pakënaqur, ndaj kjo efiçencë duhet të rritet” tha ai. Por zoti Gëllçi përsëriti se “RTSH ka më pak njerëz se çdo institucion tjetër në rajon” tha ai. Ndërkohë zoti Gëllçi theksoi rëndësinë e zhvillimit të radio televizioneve lokale. “Radio televizionet lokale jo vetëm nuk do ti mbyllim, por do ti fuqizojmë. Ato janë asetet më të rëndësishme të RTSH” tha ai.

Kjo tryezë u organizuar me mbështetjen e BE-së në kuadër të projektit, 2.5 vjeçar me RTSH-në. Në bazë të këtij projekti do të trajnohen profesionistët e televizionit, do të kontribuohet për të përmirësuar aftësitë teknike etj.

Tags: Radio Televizioni ShqiptarRTSHTelevizion
Previous Post

VIDEO | Studentët përzënë grupin e xhirimit të Top Channel që raportonte për protestën

Next Post

Facebook Watch me 400 mijë shikues në mbarë botën

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post

Facebook Watch me 400 mijë shikues në mbarë botën

“Amici come prima” rikthen ne ekranin e madh dy miqtë Massimo Boldi dhe Christian De Sica

"Amici come prima" rikthen ne ekranin e madh dy miqtë Massimo Boldi dhe Christian De Sica

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA