Kompeticioni më spektakolar i kontinetit europian, arena e vërtetë e yjeve të futbollit, UEFA Champions League rikthehet në ekranin e emocioneve të medha. Ekskluzivisht në Tring Digital dhe VIZION PLUS.
Vizion Plus dhe platforma Tring ka qenë oferta më e mirë përzgjedhur nga UEFA duke i dhenë të drejtën ekskluzive të transmetimit të këtij kompeticioni futbollistik për tre sezone radhazi, 2015 – 2018, dy transmetuesve për territorin shqiptar. Champions League rikthehet në ekranin e Vizion Plus dhe kanalet Tring pas tre vitesh mungesë. Të drejtat e transmetimit në tre vitet e fundit i gëzonte Digitalb dhe TV Klan, të cilët nuk kanë arritur të rinovojnë kontratën.
Kjo blerje e re shënon një tjetër hap përpara për platformën digitale Tring, e cila pas blerjes së Lojrave Olimpike Europiane Baku 2015 pasuron ofertën e saj me një tjetër ekskluzivitet sportiv të permasave të mëdha.
Por ky lajm nuk ka lenë indiferent abonentët e platformës konkurente Digitalb, të cilët kanë ndërmarrë një sulm komentesh ofendues në kanalet sociale të saj ku shprehet pakënaqesia dhe zhgënjimi i tyre për humbjen e të drejtës televizive të Champions League. Një humbje që mund t’i largojë jo pak abonentë Digitalb.