IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Zbulohet juria e Festivalit të Këngës së RTSH-së, ja 7 artistët

by Niko Lako
2013/12/22
in Evente
Reading Time: 2 mins read
A A

Zbulohet juria e Festivalit të 52-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo përbëhet nga 7 anëtarë, mes të cilëve emra të nderuar të muzikës shqiptare. Juria do të vendosë dy netët e para të festivalit në RTSH, se cilët do të jenë të përzgjedhurit për natën finale. Pas shumë peripecish që e kanë shoqëruar këtë vit festivalin, organizatorët kanë bërë publik emrat e jurisë së edicionit të 52-të të Festivalit;
Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Eriona Rushiti, Xhevahir Spahiu dhe Bojken Lako do të vlerësojnë më të mirin që do të na përfaqësoj në “Eurovizion”.

ADVERTISEMENT

Formula e këtij viti, parashikon që natën e parë të festivalit të prezantohen tetë këngë konkurente dhe tetë të tjerat natën e dytë. Përgjatë dy netëve të para në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, “Big”, të cilët do të këndojnë duete me konkurentët e këtij viti, këngë të njohura të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së çka do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi.

Duetet 
Çiftet që do të interpretojnë përgjatë dy netëve të festivalit do të jenë: Altin Goci me Edmond Mancakun dhe Entela Zhula, Flaka Krelani mi Saimir Brahon, Rovena Dilo me Klodian Kacanin, Mira Konçi me Luiz Ejllin, Juliana Pasha me Marjeta Billon, Kastriot Tusha me Herciana Matmujën, Elton Deda me Rezarta Smajën, Kejsi Tola (fituese dhe perfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong), me Renis Gjokën, Redon Makashi me Xhejn dhe Enxhi Kumrija, Eneda Tarifa me Grupin LYNX, Eranda Libohova me Xhejs Jorgaqin dhe Kamela Islami me Orges Toçen.

Në këtë mënyrë këngëtarët konkurentë do të kenë kështu një lloj mbështetje të personazheve “BIG” të skenës shqiptare dhe një prezantim të dytë, pas atij konkurues, duke pasur mundësi të njihen më mirë nga publiku. Vlen të thuhet që konkurentët e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSH janë emra të njohur, sfidues dhe të talentuar në muzikën shqiptare, shumica prej të cilëve mbajnë zgjuar jetën e natës në kryeqytet.

ADVERTISEMENT

16 këngë të përzgjedhura ndër 40 kandidatura të paraqitura pranë redaksisë së festivalit, do të interpretojn “live” në skenën e Pallatit të Kongreseve përgjatë tri netëve.  Këtë vit drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët artistikë të festivalit janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, producent muzikor është kompozitori Alfred Kaçinari, skenaristë Alda Bida ndërsa, regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos. Festivali do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.

Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Tags: Festivali i 52juria e Festivalit
Previous Post

Elhaida Dani, e ftuar speciale në Festivalin e këngës në RTSH

Next Post

Agon Channel pas Italisë, fillon të kopjojë grafikën e francezëve

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Agon Channel pas Italisë, fillon të kopjojë grafikën e francezëve

Agon Channel pas Italisë, fillon të kopjojë grafikën e francezëve

Fest 52: Sa e denjë është kënga fituese për të na përfaqesuar në Eurosong?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA