Edhe pse me pak vonesë gjë që e kritikuam disa ditë më parë, produksioni i Festivalit të Këngës së RTSH ka publikuar më në fund logon zyrtare të eventit tradicional të fundvitit.
Pas lajmit të publikuar nga IMA e cila denonconte vonesën e logos edhe pse detajet dhe të gjitha informacionet e festivalit dolën, Fest 55 bëri përpjekje për zvëndësimin e logos së edicionit të kaluar me një logo të përkohëshme.
Festivali i Këngës do të mbahet në datat 21-22-23 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
/www.imalbania.com/