IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Audienca e Pasdites. IMA zbulon renditjen e televizioneve më të ndjekur. TV Klan, televizioni më i ndjekur i pasdites

by Niko Lako
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Audienca e Pasdites. IMA zbulon renditjen e televizioneve më të ndjekur. TV Klan, televizioni më i ndjekur i pasdites

Pasditja televizive dominohet nga TV Klan, i ndjekur nga Top Channel dhe Vizion Plus.

ADVERTISEMENT

Info Media Albania ka siguruar të dhënat e Telemetrix për ditën e enjte 7 Maj 2015, sipas të cilave rendisin programet e TV Klan si më të ndjekurit nga shqiptarët në fashën orare të pasdites (16.00 – 18.59), në qytetet kryesore të vendit (Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat, Korçë).

TV Klan | Rating 13.5 – Share 34.8

ADVERTISEMENT

Me një program që përfshin kategori të ndyshme moshash, duke filluar nga të vegjëlit (me serialin vizatimor “Aventurat ne Odise”) për të vazhduar me më të rinjtë (me sit-com Hana Montana) dhe për të përfunduar tek më rriturit (me serialin BIDAI dhe Takimi i Pasdites), Tv Klan mund të konsiderohet televizioni më i kompletuar ku familjet shqiptare zgjedhin të kalojnë pasditet përpara ekranit.

Top Channel | Rating 5.2 – Share 13.9

Top Channel, gjithmonë sipas të dhënave Telemetrix, është kanali i dytë më i ndjekur gjatë pasdites me programet e ofruara të përqendruara për të rinjt dhe më të rriturit (SELECT, “100 vitrinat”, “Pasdite ne Top Channel”, Lajme e Moti, “Pasdite në Top Channel”, Përmbledhje Ditore BB8). Mungesa e programeve për më të vegjlit ka bërë që Top Channel mos jetë zgjedhja e parë për familjet shqiptare, të pakten në pasditen televizive. 

Vizion Plus | Rating 3.6 – Share 9.5

Vizion Plus, kanali i tretë privat më i rëndësishëm në Shqipëri, renditet i treti në zgjedhjen e familjeve shqiptare përsa i përket kohës televizive gjatë pasditeve. Po kështu, në programin e këtij televizioni (Next, Shopping Queens, Vizioni i Pasdites, Pasion i Rrembyer) kemi mungesë të formateve kushtuar më të vegjëlve, një faktor që mund të ketë ndikuar në renditje.

TVSH | Rating 0.8 – Share 1.3

Televizioni publik Shqiptar TVSH vazhdon të mbetet një nga ofertat televizive gjeneraliste më pak të ndjekura nga publiku shqiptar me programe (Lajme, Kolor, Paralel) që gezojnë një audience që nuk i bën ballë as kanaleve me pagesë.

Pasditja Informative, News 24 i pari kanal all news, i ndjekur nga A1 Report.

Krahas kanaleve gjeneraliste, një pjsesë të mirë të pasditeve shqiptare e zenë edhe kanalet informative, kështu kanali News 24 (Rating 1.5 – Share 4.1) vazhdon të jetë zgjedhja e parë e ndjekësve të lajmit, i ndjekur nga A1 Report (Rating 1.0 – Share 2.6). ABC News renditet tre pozicione më poshtë konkurentëve (Rating 0.8 Share 2.3).

Ashtu siç edhe mund të vihet re nga grafiku, kërkesa e programeve për fëmijë është një element që i mungon më së shumti programit të pasditeve të ofruara nga televizionet shqiptare, jo më kot kanali me pagesë Bang Bang është kanali i gjashtë më i ndjekur (Rating 0.9 – Share 2.4).

Për më shumë konsultoni të dhënat e grafikut me renditjen e 10 kanaleve më të ndjekur në datë 7 Maj 2015 në fashën orare 16.00 – 18.59.

Grafiku Telemetrix - EKSKLUZIVE InfoMedia Albania
Grafiku Telemetrix – EKSKLUZIVE InfoMedia Albania

Metodologjia

Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.

“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘software’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj

Qe prej shtatorit 2014, “Telemetrix” ka një panel prej 375 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 7 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri Berati dhe Korca.

Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).

 

 

 

Tags: A1 ReportAudienca e PasditesAuditelBang BangNews 24Top ChannelTv Klan
Previous Post

American Idol, sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për talent show-n!

Next Post

“RISING STAR”, sukses në Brasil dhe Argjentinë. Regjistron 30% Share!

TË NGJASHME

Pak orë pas humbjes së Vuçiçit, televizioni publik i Vojvodinës kërkon falje: “Për vite raportuam njëanshëm”
TELEVIZION

Pak orë pas humbjes së Vuçiçit, televizioni publik i Vojvodinës kërkon falje: “Për vite raportuam njëanshëm”

Një skenë e pazakontë për një transmetues publik u shfaq në ekranin e Radio-Televizionit të Vojvodinës vetëm një ditë pas...

by IMA Redaksia
Tet 27, 2026
IMA Prime Time Index #04: “Opinion” dhe “Top Story” në krye, ndërsa “Portokalli” rikthehet fuqishëm në garë
Prime Time

IMA Prime Time Index #04: “Opinion” dhe “Top Story” në krye, ndërsa “Portokalli” rikthehet fuqishëm në garë

Java 28 shtator–4 tetor 2026 shënon një kthesë në sezonin e ri televiziv shqiptar. Aktualiteti politik dhe skandalet që dominuan...

by IMA Redaksia
Tet 16, 2026
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Next Post
“RISING STAR”, sukses në Brasil dhe Argjentinë. Regjistron 30% Share!

“RISING STAR”, sukses në Brasil dhe Argjentinë. Regjistron 30% Share!

Zyrtare | Lori Hoxha: Top Fest 12, edicioni i fundit i Festivalit të Muzikës Moderne Shqiptare!

Zyrtare | Lori Hoxha: Top Fest 12, edicioni i fundit i Festivalit të Muzikës Moderne Shqiptare!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA